E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Gates urdhëron përforcimin e rregullave të rrepta ushtri-media


Sekretari i Mbrojtjes për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Gates ka urdhëruar përforcimin e rregullave që kanë të bëjnë me marrëveshjet mes ushtrisë dhe medias.
Lëvizja vjen pas shkarkimit të komandantit të trupave amerikane në Afganistan, gjeneralit Stanley McChrystal, pas një artikulli të botuar në një revistë.
Në artikullin në fjalë Mçhrystal dhe bashkëpunëtorët e tij kritikonin dhe talleshin me administratën dhe disa diplomatë amerikanë.
Ndërkohë, zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se urdhëri i ri ishte planifikuar para incidentit të ndodhur me McChrystal dhe se nuk ka lidhje me të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›