SHBA, Giffords mund të dalë nesër nga spitali

Senatorja demokrate Gabrielle Giffords mund të lërë nesër spitalin pasi rekuperimi i saj po ecën me ritme shmë të mira.
Giffords, e cila mbeti e plagosur në një atentat në Tucson do të transferohet në një qendër rehabilitimi në zonën e Houston.
Sipas mediave ndërkombëtare, Giffords ka arritur të ngrihet nga krevati për të arritur deri tek dritarja ku është ndalur për të parë jashtë saj.
Megjithatë mjekët nuk janë ende në gjendje të kuptojnë sa dhe çfarë shikon kongresmenia.