Kinë, rritja ekonomike për 2010, 10.3 përqind

Ekonomia kineze, vazhdon rritjen e saj që ka viti i kaluar, me 10,3 përqind. Këto janë të dhënat e fundit të cilat kanë dalë nga qeveria e Kinës. Në vitin 2010 ekonomia e shtetit kinez eklipsoi atë japoneze, duke u bërë ekonomia e dytë me e fuqishmë në botë pas Amerikës. Rreth 6 trilion dollar, janë të ardhurat duke kaluar kështu në një dekadë edhe ekonominë e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë. Rritja e kinës në vitin 2009 ishte 9,2 përqind. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ekonominë në të madhe në botë me të ardhura të GDP prej 14,6 trilion dollar për vitinn 2010.
Sipas statisktikave shtetërore të Kinës rritja e ekonomisë është rritur 9,8 përqind në tremujorin e fundit të 2010.
Çmimet e konsumit u rritën me 3,3 përqiind nga viti në vit, duke parashikuar synimin e Kinës më 3 përqind. Por ajo që është shqetësuese për Kinën është rritja e çmimit të bukës me 7,2 përqind. Edhe pse ajo ka marrë masa lidhur me kontrrollin e çmimeve.
Rritja e ekonomisë kineze ka qënë edhe një ndër çështjet që u fol në takimin mes Presidentit Barak Obama dhe Hu Jiintao, në Washington.
Gjatë takimit Obama ka përgështruar njoftimet se SHBA është e shqetësuar lidhur me rritjen ekonomike të Kinës. "Ne e mirepresim rritjen e Kinës" ka thënë Obama. Gjatë takimit të dy liderat kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me vlerë 45 miliardë dollarë.