SHBA: Goditja e Ballukut, përplasje në ushtri dhe në Byro
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Dusko Doder
nga Beogradi
korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”
Beograd, 25 maj 1976. – Udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha, ka nisur një spastrim kundër kundërshtarëve të tij politikë që krahasuar me teknikat se si po procedohet, u ngjason atyre të përdorura gjatë “Revolucionit Kulturor” kinez, sipas diplomatëve që kanë vizituar Shqipërinë kohët e fundit. Spastrimet kanë shkuar deri në majat e hierarkisë së forcave të armatosura dhe shumë gjeneralë apo oficerë të vjetër thuhet se janë ekzekutuar. Qindra zyrtarë qeveritarë janë pushuar nga puna dhe vizitorët e këtij vendi deklarojnë se në mure janë ngjitur postera që denoncojnë “të metat” e personaliteteve drejtuese të administratës. Është e pamundur për të përcaktuar saktësisht qëllimin e këtyre spastrimeve. Gazeta e partisë, “Zëri i popullit”, dha disa të dhëna kohët e fundit, kur shkroi se “më shumë burokratë janë hequr këto muajt e fundit”, sesa nga spastrimet e njëjta bërë gjatë viteve 1966-1967. Sipas figurave zyrtare shqiptare, më shumë se 15.000 persona janë hequr nga administrata në atë kohë për t u dërguar në punë kolektive në ferma. Gjatë spastrimeve të fundit, qeveria Hoxha ka adaptuar një sërë dekretesh që të kujtojnë “Revolucionin Kulturor Kinez”. Njëri ndër dekretet u kërkon të gjithë zyrtarëve të lartë dhe nëpunësve të tjerë, të kryejnë një muaj punë fizike të detyruar në prodhim ose në fermat kolektive. Gratë e martuara janë të detyruara të punojnë vetëm për dy javë. Një tjetër dekret thotë se të gjithë ata që përfundojnë shkollën e mesme, duhet të bëjnë një vit stazh (të punojnë një vit në fabrika prodhimi ose ferma kolektive), përpara se të tentojnë të vazhdojnë arsimin e lartë apo të punësohen diku gjetkë. Gjithnjë sipas diplomatëve, i gjithë sistemi i edukimit do të rishikohet sipas një plani të ri, hartuar për të krijuar “një harmoni ndërmjet punës intelektuale dhe asaj fizike”. Udhëheqësi i vendit, Enver Hoxha, tashmë 67 vjeç, tha në një fjalim të mbajtur herët këtë muaj se kjo fushatë e tanishme, adresohej kundër “grupeve të armiqve dhe tradhtarëve”, të cilët donin të dëmtonin marrëdhëniet e Shqipërisë me të vetmin aleat të saj, Kinën, dhe “krijimin e aleancës së vendit tonë me revizionistët sovjetikë”. Diplomatët thonë se ka prova që populli tashmë është çmagjepsur me Enver Hoxhën dhe politikat e tij izoluese që e kanë çuar vendin drejt moszhvillimit ekonomik dhe e kanë izoluar nga bota e jashtme. Por kjo çmagjepsje nuk ka ndodhur mes popullit, por besohet se është shfaqur fort në rrethet ushtarake dhe intelektuale. Pjesëtarë të vetë administratës së Hoxhës, i kanë bërë presion këtij të fundit, i cili është në krye të pushtetit që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, të ndryshojë prioritetet ekonomike në drejtim të sektorit të konsumatorit. Shqipëria ka nivelin më të ulët të standartit të jetesës në Evropë. Në mungesë të informacionit të besueshëm për shkaqet e shqetësimeve të brendshme të Shqipërisë, analistët perëndimorë sugjerojnë se mosmarrëveshjet janë të fokusuara në politikat e zhvillimit të ardhshëm ekonomik të vendit dhe në zgjerimin e marrëdhënieve me jashtë, përtej besueshmërisë ekskluzive që i fal aleati i saj Kina. Shenja të hershme të zhgënjimit të Shqipërisë me ndihmën kineze të ekonomisë, duket se kanë provokuar nxitjen për të ndryshuar. Enver Hoxha, kryeministri i tij, Mehmet Shehu, dhe një grup relativisht i vogël i kolegëve të tyre, janë angazhuar për t i qëndruar besnik linjës ekzistuese të politikëbërjes e për të mos iu përgjigjur presionit për të ndryshuar kursin e politikës së jashtme, e cila do të thoshte rënie nga pushteti. Shqipëria, një vend me madhësinë e Merilendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullsi me më shumë se 2 milionë banorë, është bërë aleat me Republikën Popullore të Kinës, që prej kohës kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me bllokun sovjetik në vitin 1960. Vendi i vogël komunist i Evropës, ishte i vetmi shtet evropian që bojkotoi Konferencën e Helsinkit, vitin e shkuar në lidhje me Sigurinë dhe Bashkëpunimin. Ky vend refuzoi gjithashtu të merrte pjesë në një konferencë të vendeve të Ballkanit, herët këtë vit. Sipas raporteve diplomatike, Enver Hoxha dhe Kryeministri Mehmet Shehu ia kanë arritur të kapërcejnë sfidën e politikave të tyre në skalionin e udhëheqjes së partisë. Mes të përjashtuarve nga lidershipi i partisë ishin tre anëtarë të Byrosë Politike duke përfshirë dhe ministrin e Mbrojtjes, gjeneral Beqir Ballukun, i cili është konsideruar si numri një i udhëheqjes dhe një numër zyrtarësh të lartë të qeverisë. Të fundit që u larguan ishin ministri i Bujqësisë dhe i Arsimit, të dy figura që i kishin mbajtur këto poste për më shumë se një dekadë. Pjesë e të shkarkuarve ishin dhe një pjesë e mirë e zyrtarëve të nivelit të ulët. Gazeta “Shqipëria sot”, duke shkruar për një “luftë të ashpër klasash që është zhvilluar vazhdimisht në Shqipëri”, thoshte se kohët e fundit, idetë “burokratike dhe teknokratike” janë infiltruar edhe në Partinë Komuniste, përmes anëtarëve të saj që punojnë në administratën qeveritare dhe organizata të tjera të ndryshme. Diplomatët shtuan dhe faktin që si udhëheqësi Enver Hoxha, ashtu edhe Kryeministri Mehmet Shehu kanë pasur probleme me shëndetin kohët e fundit, dhe kjo përplasje mund të vijë si pasojë e luftës për trashëgiminë politike.
Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes
10 shtator 1974 – Ministri shqiptar i Mbrojtjes, gjeneral Beqir Balluku, është raportuar sot nga burime diplomatike perëndimore se është shkarkuar nga ky post, në kuadër të asaj që njihet si spastrimi i mundshëm i elementëve prosovjetikë në Forcat e Armatosura Shqiptare. Balluku, 57 vjeç, i shkolluar në akademinë ushtarake sovjetike, ka qenë ministër i Mbrojtjes që prej vitit 1954. Ai ishte gjithashtu dhe anëtar i Byrosë drejtuese Politike. Njoftimet që vijnë nga Shqipëria në kryeqytetin jugosllav, Beograd, thonë se Balluku mund të jetë ekzekutuar. Ministri i Mbrojtjes ka munguar në mënyrë të dyshimtë nga shumë funksione pushtetare, përfshirë edhe në pritjen e organizuar për nder të ditës kineze të ushtrisë. Ka njoftime se spastrimi u nxit për shkak të komplotit të Ballukut për të ardhur në krye të pushtetit. Shqipëria është qeverisur që prej vitit 1945 nga Enver Hoxha, kryetari i Partisë Komuniste, i cili e ka mbajtur vendin në izolim, përveç marrëdhënieve të përzemërta me Kinën e largët. Rikthimi i Kinës në politikën aktive të jashtme dhe një lëvizje drejt uljes së tensioneve Lindje-Perëndim, vetëm e kanë forcuar pozicionin stalinist të Hoxhës. Ky i fundit u druhet efekteve të mundshme të pozicionit të tij në lidhje me marrëdhëniet me Kinën, për vendimin e mospjesmarrjes në bisedimet e Konferencës Evropiane të Sigurisë. Me sa duket, për shkak të shqetësimit të Hoxhës për ruajtjen e pushtetit, ai nuk e ka lënë Shqipërinë këto 14 vitet e fundit. Vjeshtën e shkuar, udhëheqja shqiptare bëri spastrimet e “elementëve liberalë” brenda partisë. Dy anëtarë të Komitetit Qëndror, u përjashtuan. Egërsia e fushatës zyrtare sugjeroi që dy anëtarë të rinj të komanduar të zinin vendin e tyre në parti dhe se këto kundërshti lindën nga grupet e ndryshme pakënaqura të Byrosë. Për sa i përket spastrimeve në Forcat e Armatosura, ato mund të kenë ardhur si pasojë e kundërshtive të disa komandantëve kryesorë.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009