Turizmi, të ardhurat 1.4 milionë euro
Autori i Lajmit: red.
“Të ardhurat nga turizmi arritën në 1.4 milionë euro që në 9-mujorin e vitit 2008, nga rreth 800 mijë euro që ishte parashikimi për gjithë vitin”. Kështu deklaroi dje ministri i Turizmit, Ardian Turku.
Duke ju referuar ministrit, të ardhurat nga turizmi janë rritur me 7 për qind, kundrejt një viti më parë dhe shkak për ketë duket se janë investimet e bëra në ekonomi. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2008 turizmi zuri 11% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, (PPB) ndërkohë që numri i të punësuarve në këtë sektor shënon rreth 138 mijë vetë.
Deklarata e ministrit, Turku
Sfida e së ardhmes e turizmit shqiptar është të tërheqë rreth 6 milionë turistë në vit, deklaroi kreu i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku, gjatë konferencës "Bilanci i turizmit në Shqipëri dhe sfida për vitin 2009". Duke iu referuar njërës prej revistave britanike të specializuara në fushën e turizmit, "Lonely Planet Guide", sipas së cilës rreth 600 milionë turistë nga e gjithë bota vizitojnë gjatë një viti vendet e pellgut mesdhetar, ministri Turku deklaroi se sfida jonë është "të bëjmë të mundur tërheqjen e 1 për qind të këtyre vizitorëve në vendin tonë". "Megjithëse rajoni dhe bota po kalojnë një periudhë krize financiare e ekonomike, 3-mujori i parë i vitit 2009 ka një rritje prej 7 për qind të numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Kjo do të thotë që Shqipëria mbetet një destinacion atraktiv turistik në këtë krizë ekonomike botërore", u shpreh kreu i MTKRS.
Shpenzimet kapitale
Shpenzimet kapitale gjatë periudhës janar-mars të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar janë rritur me 3.3 herë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave nga 5 miliardë lekë që kanë qenë shpenzimet kapitale në tremujorin e parë të vitit të kaluar, këtë 3-mujor janë 18 miliardë lekë.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009