SHBA John Kerry sekretari i ri i shtetit

Presidenti amerikan Barak Obama ka vendosur të emërojë senatorin e Masacusets John Kerry në postin e sekretarit të ri të shtetit. Emërimi i Ketty, ish kandidat për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2004, do të formalizohet zyrtarisht javën tjetër, thonë burime nga mediat amerikane.
Vendimi i ambasadores së SHBA në OKB Suzan Rice për t’u tërhequr nga gara për postin e sekretares afroi edhe më shumë Obamën tek ish senatori për ta caktuar atë në krye të diplomacisë amerikane. Duke qenë një figurë e njohur në botë, analistët thonë se Kerry do të përdorë ekepseriencen e tij në sfidat që përballen SHBA në politikën e jashtme, përfshirë këtu Sirinë, paqen në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut dhe marrëdhëniet me Afganistanin dhe Pakistanin.
Ndërkohe sekretarja aktuale Hillary Klinon është nën kujdesin e mjekëve pasi një ditë më parë ajo ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur në kokë.
Departamenti i Shtetit raporton se kryediplomatja amerikane ndodhet aktualisht në shtëpinë e saj. Disa ditë më parë, Klinton u detyrua të anulojë një tur në Marok, Tunizi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një prej bashkëpunëtorëve të saj, Filip Reines shpjegoi se javën e ardhshme ajo do të punojë nga shtëpia. Burime nga Kongresi, që kërkuan ruajtjen e identitetit thanë se Klinton nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore të së enjtes, ku do të dëshmonte për sulmin e 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.