QV-të, debat PD-PS në KQZ
Tiranë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi me shumicë votash vendndodhjen e një numri qendrash votimi në ambiente private, të cilat do të funksionojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. KQZ, gjatë mesditës së sotme dha autorizimin për ngritjen e QV-ve në objekte private, në Bashki të ndryshme të vendit, sipas propozimeve të sjella nga drejtuesit vendorë.
Përfaqësuesit e opozitës pranë KQZ-së i kontestuan ngritjen e këtyre qendrave votimi duke votuar kundër. Sipas tyre kjo mund të përbëjë një precedent ditën e zgjedhjeve. "Funksionimi i QV-ve në ambiente që paragjykohen, mund të përbëjë një precedent për ditën e zgjedhjeve. Në këtë proces kaq delikat duhej marrë miratimi i të gjitha forcave politike", tha nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi.
Nga 4751 QV të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, 506 prej tyre do të vendosen në ambiente private.
Sipas ligjit, KQZ ka detyrimin të autorizojë me vendim krijimin e qendrave të votimit në ambjente të tilla. Kodi Zgjedhor në raste përjashtimore parashikon miratimin nga KQZ-ja të mjediseve të veçanta, pasi përparësi u jepet ambienteve publike.