E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia ndez alarmin, Qeveria ndërmerr masa-antikrizë

Masat antikrizë do të prekin edhe Serbinë. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, duke folur për krizën në Serbi, tha se vendi është nën kërcënimin e borxhit, pamundësisë së pagesës së pagave dhe pensioneve si dhe funksionimi normal i shtetit.
 

“Për këtë qeveria javën tjetër do të propozojë masa antikrizë me qëllimin e kursimit të miliarda eurosh. Vlerësohet që norma e borxhit është 50% e bruto prodhimit vendor e cila mund të rritet deri në 60 %”, ka thënë Daçiç para gazetarëve, pas takimit të jashtëzakonshëm të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme duke shtuar se Serbisë i duhen shumë miliarda euro prandaj, për këtë duhet biseduar më FMN-në, Rusinë, Kinën, Azerbajxhanin, Zvicrën dhe me të gjithë ata që kanë interes të japin para.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›