Zapatero: Spanja ofron azil për të burgosurit e Guantanamos

Kryeministri spanjoll Jose Luis Zapatero deklaroi se ishte i angazhuar së bashku me presidentin Obama që të mbyllnin burgun në gjirin e Guantanamos. Por gjithashtu Zapatero pohoi se vendi i tij do të ofronte azil për shumë të burgosur të burgut famëkeq.
"Presidenti Obama e ka mirëpritur nismën e vendit tonë. Ne aktualisht po negociojmë për numrin e të burgosurve që do t'u ofrojmë azil politik. Por ne duam dhe kemi vullnetin që ta mbyllim burgun e Guantanamos sa më shpejt të jetë e mundur." - pohoi Zapatero.
Gjatë deklaratës së tij kryeministri spanjoll nuk saktësoi se sa do të jetë numri i të burgosurve që do t'u ofrohet azili politik. Sipas disa raportimeve bëhet e ditur se shteti spanjoll do t'u ofrojë azil politik tre të burgosurve nga burgu i Guantanamos.
Pasi mori detyrën në janar të këtij viti, Obama ka shprehur shumë herë kërkesën e tij për mbylljen e burgut famëkeq ku gjenden disa të akuzuar si pjestarë të rrjetit terrorist të Al Kaedës.
Por nisma e Obamës ka hasur një varg vështirësish dhe burokracish ligjore.
Iniciativa e Zapateros për të marrë për të ofruar azil për disa të burgosur të Guantanamos erdhi pas vizitë së të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë ku u takua me presidentin Obama. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit spanjoll që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2004.