Cana Gallatasarai Nuk e meritojme te jemi kampione
Pritshmeria nga Gallatasarai eshte gjithnje e madhe. Kampionet rekordmene te Turqise kane dominuar per vite te tera kampionatin vendas dhe kane shkelqyer edhe ne arenen nderkombetare. Por ky sezon duket se nuk eshte i tij. Humbja e djeshme ne shtepi ne derbin e Stambollit kunder Beshiktashit me rezultatin 2-1 duket se e ka konfirmuar nje gje te tille. Gjigandi turk renditet ne vendin e 10 ne klasifikim ne kuoten e 17 pikeve pas 14 ndeshjeve te luajtura. Por deklarata e mesfushorit shqiptar te preferuar nga trajneri George Haxhi duket se i ve vulen kesaj historie. E di qe nga Gallatasarai pritet gjithnje e me shume. Mund te them se ne nuk e meritojme kete vend ne tabelen e klasifikimit por ne as nuk e meritojme qe te shpallemi kampione ne kete sezon. Per te qene i ndershem ky nuk eshte rasti i duhur ka thene mesfushori shqiptar i turqve. Kosovari flet edhe ne lidhje me situaten ne skuader qe duhet thene nuk eshte me e mira. Duhet te perballemi me kete situate ne menyren me te mire. Duhet te japim maksimumin per te permiresuar pozicionin ne tabelen e renditjes dhe ne fund te sezonit te renditemi mes skuadrave qe do te luajne ne kupat e Europes perfundon mesfushori i Kombetares se Shqiperise.