E Shtunë, 31 Tetor 2026

Philip Reeker nesër vizitë në Shkup

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker nesër pritet të qëndrojë për vizitë në Shkup, pas vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd.

Sipas agjensisë së lajmeve INA, Zëvendës-ndihmës sekretari për Evropë dhe Evroazi, Reeker do të zhvillojë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
 

Integrimi i Maqedonisë në strukturat evroatlantike, dialogu i brendshëm politik dhe vazhdimi i procesit të reformave, do të jenë çështjet që do të diskutohen në takimet e Riker me liderët politik në Shkup.
 

Ndërkaq, vizita e djeshme në Prishtinë ka pasur në qendër të vëmendjes vazhdimin e dialogut midistë dyja vendeve dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të negociatave në Bruksel.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›