E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët në Mal të Zi, Engel:Të avancohet statusi

Kongresisti amerikan, Eliot Engell ka theksuar se statusi i shqiptarëve në Malin e Zi duhet të përmirësohet dhe avancohet.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve kosovare theksoi se ka zhvilluar një takim me një delegacion të shqiptarëve të Malit të Zi të udhëhequr nga deputeti Vasel Sinishtaj.
 

"Unë jam njohur së fundi me gjendjen e shqiptarëve atje, që më është përshkruar për zhvillimet e fundit edhe nga deputeti Sinishtaj. Është e rëndësishme për mua për të dëgjuar dhe për të biseduar me njerëzit që jetojnë atje. Siç e dini unë kam qenë gjithmonë një ligjëvënës që i kam ndjekur me vëmendje çështjet dhe problemet të shqiptarëve në Ballkan. Shpresoj se Qeveria e Malit të Zi do të bien dakord edhe me mua dhe shpresoj se ne së bashku mund të bëjmë disa nga këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur, që të gjithë duhet të jenë të barabartë", theksoi ligjvënësi demokrat, Eliot Engell.
 

Sipas tij, një nga gjërat që mund të bëhen sa më shpejt është komuna e Tuzit.
"Në vlerësimin tim ajo duhet të jetë komuna me të drejta të plota . Ashtu si dhe komunat e tjera në Mal të Zi. Njerëzit atje nuk duan që ajo të jetë e ndarë. Është e qartë për mua se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk duan të vazhdojnë me këtë mënyrë qeverisje të kësaj komune, ata duan komunën e tyre të plotë. Kështu që unë do të bisedojë me Qeverinë e Malit të Zi, shumë shpejt për të kërkuar që ata të lejojnë Tuzin të jetë komunë e plotë ashtu si dhe më ka premtuar vetë Podgorica", theksoi Engell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›