E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mbrojtja e Limajt kërkon dëshmitë e Shtabit të UÇK-së

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka zhvilluar seancën e radhës për rastin “Kleçka”. Në seancën e djeshme janë shqyrtuar kërkesat e palës mbrojtëse e cila ka kërkuar që 47 dëshmitë e marra nga prokurori Mauricio Salustro të cilësohen si prova të papranueshme.
 

Avokati Mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, tha se pala mbrojtëse i ka dorëzuar Gjykatës me shkrim kërkesat e tyre para 31 dhjetorit të vitit të kaluar. Kurse sot pala mbrojtëse, sipas tij ka dhënë argumente shtesë.
 

Mbrojtja e gjithashtu ka propozuar që në cilësinë e dëshmitarëve të thirren edhe ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në mënyrë që të vërtetohet alibia e Fatmir Limajt, i cili në prill të vitit 1999 nuk ka qenë në Kosovë.
 

Ndërkohë seanca e radhës për rastin “Kleçka” do të mbahet me 30 janar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›