SHBA: Kosova e pavarur dhe e pandashme
Ambasadori amerikan,
Kristofer Dell, tha sot
se pavarësia e Kosovës
është e pakthyeshme
dhe Shtetet e Bashkuara do të
mbështesin shtetin e ri në proceset
e integrimeve euroatlantike.
Ai i bëri këto komente pas
takimeve të para me drejtuesit
e lartë të Kosovës, pak ditë pasi
mori postin e ambasadorit të
dytë të Shteteve të Bashkuara në
Prishtinë. Duke i dorëzuar Presidentit
të Kosovës, Fatmir Sejdiu,
letrat kredenciale, ai e siguroi
atë për mbështetjen e Shteteve
të Bashkuara.
Ai tha se politika amerikane
ndaj Kosovës është e thjeshtë
dhe e qartë.
"E para. Pavarësia e Kosovës
është e pakthyeshme dhe
mbështetja amerikane ndaj
pavarësisë së Kosovës është e
palëkundshme. E dyta. Ne jemi
të përkushtuar për projektin e
përbashkët të ndërtimit të një
vendi demokratik, ligjor, shumetnik,
tolerant e përparimtar
që do të bëhet anëtar i familjes
transatlantike dhe europiane",
tha zoti Dell.
Ai tha se janë disa detyra të
përbashkëta, duke filluar nga
ndërtimi i institucioneve të qeverisjes,
për ta bërë Kosovën shtëpi
të përbashkët të të gjithëve, për të
vendosur themelet e një ekonomike
të qëndrueshme, për të vendosur
sundimin e ligjit dhe për
të punuar bashkë me partnerët
europianë për të çuar Kosovën
drejt familjes europiane.
"Asnjë prej këtyre nuk do të
jetë e lehtë, por mua më është
thënë të vijë këtu, të përveshë
mëngët dhe të punojë për t‘ju
ndihmuar për përmbushjen e
tyre", tha ai.
Ambasadori Dell shprehu
bindjen se tërë këto projekte të
përbashkëta do të përmbushen
duke u mbështetur jo vetëm
në lidhjet e fuqishme historike
ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të
Bashkuara, por edhe në parimet
e përbashkëta që lidhin të dy popujt.
Presidenti i Kosovës, Fatmir
Sejdiu, i shprehu mirënjohjen e
tij qeverisë dhe popullit amerikan
për mbështetjen e vazhdueshme
për Kosovën.
"Është kënaqësi e jona e
veçantë që zoti Dell është një
njohës i mirë i të gjitha zhvillimeve,
rrethanave në Kosovë; ka qenë
edhe një kohë të mëhershme këtu
dhe ka udhëhequr me sukses
misionin amerikan në Kosovë.
Ne do të kemi një bashkëpunim
jashtëzakonisht të ngushtë me
të dhe me të gjithë ekipin që ai
do të udhëheqë. Prandaj, shprehim
konsideratat më të larta
dhe natyrisht konsideratat dhe
falënderimet për SHBA-të dhe
mbështetjen e tyre të përhershme
që i kanë dhënë Kosovës", tha
Presidenti Sejdiu.
Ambasadori Kristofer Dell kishte
udhëhequr zyrën amerikane
në Prishtinë në vitet 2000-2001,
periudhë e rimëkëmbjes së vendit
që posa kishte dalë nga lufta.
Atëbotë ai kishte luajtur një rol të
rëndësishëm edhe në përpjekjet
për shtendosjen e gjendjes në
Luginën e Preshevës, e cila ishte
përfshirë në konfliktin ndërmjet
forcave qeveritare serbe dhe
kryengritësve shqiptarë.
Kristofer Dell, tha sot
se pavarësia e Kosovës
është e pakthyeshme
dhe Shtetet e Bashkuara do të
mbështesin shtetin e ri në proceset
e integrimeve euroatlantike.
Ai i bëri këto komente pas
takimeve të para me drejtuesit
e lartë të Kosovës, pak ditë pasi
mori postin e ambasadorit të
dytë të Shteteve të Bashkuara në
Prishtinë. Duke i dorëzuar Presidentit
të Kosovës, Fatmir Sejdiu,
letrat kredenciale, ai e siguroi
atë për mbështetjen e Shteteve
të Bashkuara.
Ai tha se politika amerikane
ndaj Kosovës është e thjeshtë
dhe e qartë.
"E para. Pavarësia e Kosovës
është e pakthyeshme dhe
mbështetja amerikane ndaj
pavarësisë së Kosovës është e
palëkundshme. E dyta. Ne jemi
të përkushtuar për projektin e
përbashkët të ndërtimit të një
vendi demokratik, ligjor, shumetnik,
tolerant e përparimtar
që do të bëhet anëtar i familjes
transatlantike dhe europiane",
tha zoti Dell.
Ai tha se janë disa detyra të
përbashkëta, duke filluar nga
ndërtimi i institucioneve të qeverisjes,
për ta bërë Kosovën shtëpi
të përbashkët të të gjithëve, për të
vendosur themelet e një ekonomike
të qëndrueshme, për të vendosur
sundimin e ligjit dhe për
të punuar bashkë me partnerët
europianë për të çuar Kosovën
drejt familjes europiane.
"Asnjë prej këtyre nuk do të
jetë e lehtë, por mua më është
thënë të vijë këtu, të përveshë
mëngët dhe të punojë për t‘ju
ndihmuar për përmbushjen e
tyre", tha ai.
Ambasadori Dell shprehu
bindjen se tërë këto projekte të
përbashkëta do të përmbushen
duke u mbështetur jo vetëm
në lidhjet e fuqishme historike
ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të
Bashkuara, por edhe në parimet
e përbashkëta që lidhin të dy popujt.
Presidenti i Kosovës, Fatmir
Sejdiu, i shprehu mirënjohjen e
tij qeverisë dhe popullit amerikan
për mbështetjen e vazhdueshme
për Kosovën.
"Është kënaqësi e jona e
veçantë që zoti Dell është një
njohës i mirë i të gjitha zhvillimeve,
rrethanave në Kosovë; ka qenë
edhe një kohë të mëhershme këtu
dhe ka udhëhequr me sukses
misionin amerikan në Kosovë.
Ne do të kemi një bashkëpunim
jashtëzakonisht të ngushtë me
të dhe me të gjithë ekipin që ai
do të udhëheqë. Prandaj, shprehim
konsideratat më të larta
dhe natyrisht konsideratat dhe
falënderimet për SHBA-të dhe
mbështetjen e tyre të përhershme
që i kanë dhënë Kosovës", tha
Presidenti Sejdiu.
Ambasadori Kristofer Dell kishte
udhëhequr zyrën amerikane
në Prishtinë në vitet 2000-2001,
periudhë e rimëkëmbjes së vendit
që posa kishte dalë nga lufta.
Atëbotë ai kishte luajtur një rol të
rëndësishëm edhe në përpjekjet
për shtendosjen e gjendjes në
Luginën e Preshevës, e cila ishte
përfshirë në konfliktin ndërmjet
forcave qeveritare serbe dhe
kryengritësve shqiptarë.