BE/Bregu Statusi kandidat para vjeshtes se ardhshme
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu lidhur me marreveshjen e bashkepunimit mes mazhorances dhe opozites cka u vertetua me votimet ne seancen e fundit plenare tha se perbejne nje hap perpara ne marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Sipas Bregut Shqiperia mund te fitoje statusin edhe para vjeshtes te vitit te ardhshem. Vjeshta eshte kalendari i caktuar i Komisionit Evropian por une besoj se cdo zhvillim pozitiv pra jo vetem konstituimi i reformes zgjedhore jo vetem ngritja e komisionit ad-hoc sa i perket pjeses se ndryshimeve ne rregulloren e Kuvendit ne perputhje me Parlamentin Evropian gjithsesi them nese do te kete nevoje per tu ndryshuar por dhe votimi me konsistence i ligjeve me 3/5 por dhe te gjitha ligjeve te tjera qe afrojne vendin me standardet evropiane mund te beje te mundur nje ndryshim te ketij rezultati i cili nuk ka qene i deshirueshem as i kendshem per te gjithe ne pra te vonimit me 2 vjet te statusit te vendit kandidat ndoshta dhe me pare se vjeshta e vitit te ardhshem - tha Bregu. Sipas saj nje nga pjeset e domosdoshme qe duhen plotesuar jane kriteret e Kopenhagenit te cilat jane kritere politike. Ky parlament i cili ishte problematik ne funksionim e tij pasi ishte bllokuar per shkak te bojkotit te opozites na beri qe per dy vjet rresht te humbnim statusin e vendit kandidat - vijoi me tej ministria e Integrimit. Nderkohe ka ftuar opoziten qe te heqe dore perfundimisht nga kjo rruge e gabuar sepse nuk i sjell asgje te mire vendit.