SHBA, Misisipi në alarm nga përmbytjet

Për një javë të frikshme përmbytjesh po përgatet Misisipi në shtetin e Luisianës në Amerikë. Parashikimet e motit nuk ishin aspak në favor të banorëve të zonës. Rreshjet do të jenë edhe më të dendura gjatë kësaj jave, duke bërë që rezidentët të paketojnë gjërat e tyre për të lënë shtëpitë e pasigurta. Niveli i ujit është rritur me dy herë vetëm në orët e fundit ndërsa pritet edhe rritje e nivelit gjithashtu, i cili rrezikon dhe vendin fqinj me Misisipin.
Banorët thonë se nuk kanë parë të tilla përmbytje asnjëherë, dhe se kjo është hera e parë që ndodhen në një situatë surreale siç e kanë cilësuar vetë banorët. Shteti amerikan ka marrë masat për ti bërë ballë situatës, duke vënë në dispozicion çdo mjet të nevojshëm. Trupat inxhinierike të ushtrisë amerikane kanë hapur portat e kanalit të shkarkimit, i ndodhur rreth 115 milje nga New Orleans. Kjo ka bërë që disa qytetete në New Orleans të përfshihen nga ujrat. Këto porta do të qëndrojnë të hapura për disa ditë, deri në momentin kur të bjerë niveli i ujit në lumin e cili kalon shumë pranë zonave të banuara duke rrezikuar dyshin banorët.
Koloneli i forcave inxhinierike në ushtrinë amerikane deklaroi se të tilla përmbytjet në Misisipi kishin sjellë një sasi uji të paparashikaur ndërsa deklaroi se sasi të mëdha uji mund të regjistrohen në edhe në zona të tjera të Luizianës si Ilinois.