Hungari protesta kunder Kushtetutes
Me mijëra persona kanë protestuar në Budapest ndaj kushtetutës së re e të diskutueshme, një ditë pasi ajo hyri në fuqi. Partia në pushtet, Fidesz coi ligjin në parlament në muajin prill pasi fitoi dy të tretat në zgjedhjet parlamentare. Kundërshtarët thonë se ajo kërcënon demokracinë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar gjithashtu që ligji të tërhiqej. Polemikat kanë sjellë dyshime mbi bisedimet për marrëveshjen e re financiare me BE-në dhe FMN-në, që shihet si jetike për besueshmërinë e tregut hungarez në radhët e Unionit. Shumë parti opozitare të qendrës së majtë u janë bashkuar protestave të mbajtura në prag të një evenimenti gala të organizuar nga qeveria për të festuar kushtetutën e re.
Protestuesit mbanin parulla kundër kryeministrit të qendrës së djathtë, Viktor Orban.
Kryeministri Orban, dikur kundërshtar i ashpër i regjimit komunist, duket se po e bën Hungarinë një vend ku media nuk është e lirë dhe deputetët arrestohen.
Rreth një javë më parë, megjithë kritikat ndërkombëtare, parlamenti hungarez votoi një ligj të ri për Bankën Qendrore.