Tahiri në interpelancë më 10 maj

Ky raportin i Tahirit do të bëhet me kërkesën e deputetëve nënshkrues. Kështu është vendosur të hënën në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, pas të cilit takim nuk pati deklarata për media.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, në seancën e përcaktuar për 10 maj, ajo do të raportojë lidhur me arritjen e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e të pagjeturve. Të pagjeturit janë përmendur qysh më herët se do të bisedohet me Serbinë, pasi që është konsideruar si çështje teknike.
Një pikë tjetër që pritet të jetë e nxehtë është ajo për deklarimet jashtë rendit të ditës, ku deputetët kanë të drejtë të deklarojnë për çështje të ndryshme, pa qenë të parapara në rendin e ditës se asaj seance.
Gjithashtu, në rendin e ditës për seancën e 10 majit janë caktuar edhe një sërë pikash, siç është ai për shqyrtimin e raportit vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011; shqyrtimi i raportit të punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2011, shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit të Pavarur për Media (KPM), ai për Gjykatën Supreme, shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për emërimin e anëtarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës, ai për emërimin e anëtarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Në seancën e Kuvendit të 10 majit në rendë dite janë paraparë edhe një sërë pikat tjera për diskutim./kosovapress/