Zbogar kërkon nga Qeveria plan dhe agjendë për veriun

Këto komente, Sbogar i bëri në kuadër të javës së BE-së, ku vizitoi shkollën fillore ”Hasan Prishtina”, dhe debatoi me nxënësit e kësaj shkolle për BE-në, por gjithashtu bëri prezantimin “Të shkojmë në Evropë”.
“Qe nga tetori, kur është lëshuar Raporti i Progresit, ne jemi duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për të përgatitur një plan dhe agjendë për pjesën veriore. Mendoj se pasi të ulet tensioni lidhur me këto zgjedhje, ne mund të përqendrohemi në atë se si të merremi me pjesën veriore, kryesisht Qeveria e Kosovës për të arritur një ide që njerëzit të cilët jetojnë të ndihen mirë” , ka thënë Sbogar.
Sipas tij, së bashku me Qeverinë e Kosovë në të ardhmen do të koncentrohen që tu ofrohet serbëve në veri një jetë më e mirë, në mënyrë që ata të pranojnë realitetin në Kosovë.
Sbogar lavdëroi OSBE-në për lehtësimin e zgjedhjeve serbe. Ai lavdëroi edhe Qeverinë e Kosovës, Policinë e Kosovës dhe qytetaret që kanë shfaqur përmbajtje dhe qetësi ndaj lehtësimit te këtyre zgjedhjeve.
“Tani vazhdojmë përpara, këto janë zgjedhje serbe dhe rezultatet e tyre do të ndikojnë në qeverinë dhe presidentin e ri në Serbi, por Kosova ka çështje dhe gjëra tjera për të menduar të cilat kanë prioritet për momentin“, ka thënë Sbogar.
Ndryshe, gjatë takimit me nxënësit e kësaj shkolle, Sbogar është ndarë i kënaqur me nxënësit siç tha ai kaq energjik dhe të cilët shikojnë drejt të ardhmes që Kosova një ditë të jetë pjesë e BE-së./kosovapress/