E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Nuk lëkundemi nga misioni në Afganistan

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plan të tërheqin trupat e tyre nga Afganistani.

Administrata e presidentit Barak Obama bëri me dije se nuk parashikon që të përshpejtojë tërheqjen nga Afganistani pas sulmeve të dhunshme kundër amerikanëve.

Sulmet e ditëve të fundit janë nxitur nga djegia e kopjeve të Kuranit në një bazë të NATO-s, për të cilat forcat amerikane kërkuan ndjesë duke sqaruar se veprimi ka qenë i paqëllimshëm.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karnei, tha se me gjithë vrasjen e dy zyrtarëve ushtarakë të SHBA-së në Ministrinë e Brendshme afgane, SHBA mbetet e përkushtuar që të mos i tërheq trupat para vitit 2014, siç ka qenë e planifikuar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›