E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita nuk voton Kodin Penal në Komisionin e Ligjeve

TIRANE- Është shoqëruar me debate diskutimi mes PD-PS në Komisionin e Ligjeve, për sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal. Debatet kanë nisur kur po diskutohej për falsifikimin e statistikave.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë propozuar të dënohet me 2 deri në 10 vjet burg cdo person që falsifikon të dhënat zyrtare. Sipas tyre, duhet të shmanget rasti i Greqisë.

Ky propozim është kundërshtuar nga të djathtët në Komisionin e Ligjeve, të cilët kanë thënë se ky propozim është në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa iu kanë kërkuar kolegëve socialiste së janë të mbikëqyrur nga institucionet ndërkombëtare.

Nisur nga kjo përfaqësuesit e të majtës kanë votuar kundër ndryshimve në Kodin Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›