E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Obama: Do të luftojmë Al Kaedën kudo që të ndodhet

Presidenti amerikan, Barack Obama mori angazhimin sot për ta luftuar rrjetin al-Kaida kudo që të ndodhet dhe theksoi se organizata është reduktuar ndjeshëm tashmë. Por, ai tha se nuk mund të garantonte që SHBA të mos sulmohej sërish, ashtu siç u sulmua më 11 shtator 2001, dhe bëri thirrje për vendosmëri dhe vigjilencë në luftën antiterroriste.
"SHBA dhe aleatët e saj i drejtuan një mesazh të qartë: Ne do ta godasim al-Kaidën kudo që të ndodhet, ne nuk do të përkulemi, dhe jemi duke zhvilluar aftësitë dhe bashkëpunimin e nevojshëm për të ndaluar krijimin edhe të bastionit më të vogël që do të shërbente për të kërcënuar Amerikën dhe aleatët e saj", tha ai në një fjalim të shkurtër në Qendrën Kombëtare të Luftës antiterroriste në McLean (Virxhinia), pranë Uashingtonit.Al-Kaeda dhe rrjetet terroriste përfaqësojnë "kërcënimin kryesor për amerikanët", tha ai.
Në saj të "një presioni të paepur", udhëheqja e al-Kaidës ka pësuar "dëme të mëdha", Al-kaida dhe aleatët e saj jo vetëm që i kanë humbur aftësitë operacionale, por kanë humbur edhe legjitimitetin dhe besueshmërinë e tyre", tha ai duke përmendur gjithashtu meritat e diplomacisë të administratës së tij që konsiston në ofrimin e një "vizioni pozitiv të Amerikës", në të gjithë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›