E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Kosova e kaloi me sukses provën

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të zhvilluar dje, dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke theksuar se janë arritur standardet më të larta demokratike.

“Me këto zgjedhje, Kosova ka kaluar suksesshëm provën e funksionimit të demokracisë dhe përsëri ka dëshmuar pjekurinë e saj shtetërore duke u bërë shembull i demokracisë në rajon”, deklaroi Thaçi.

“Arritja e standardeve evropiane është meritë e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, por në veçanti e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre, mundësuan zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike”, vlerëson Thaçi.
Thaçi uroi të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës për mandatin e tyre të marrë nga vullneti i lirë i qytetarëve të vendit.

“Mirënjohje dhe falënderime u drejtohen edhe vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët përmbushën detyrat e tyre me përgjegjësi të plotë duke ndihmuar që procesi zgjedhor të kalojë në frymën e transparencës së plotë”, thuhet në kumtesë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›