SHBA, Obama kritikon zyrtarët e vendit pas sulmit të dështuar në Detroit
Presidenti i SHBA-së Barack Obama tha të martën se një "dështim i papranueshëm" ishte sulmi që mund të shkaktonte qindra viktima në avionin e linjës Delta Airlines gjatë Krishtlindjeve në Detroit.
"Kur qeveria jonë ka informacione mbi një ekstremist të njohur dhe ndërkohë informacioni nuk shpërndahet për të vepruar ashtu siç duhet, unë e konsideroj si dështim për sistemin tonë dhe plotësisht të papranueshme, pasi u rrezikua jeta e 300 personave."-tha Obama.
23-vjeçari i quajtur Umer Farouk Abdulmutallab,u përpoq të shpërthente eksploziv me 25 dhjetor në avionin e linjës Amsterdam-Detroit.
Abdulmutallab kaloi nëpër kontrolle sigurie në Lagos dhe Amsterdam, por pa dalluar armën që ai kishte me vete. Obama tha se zyrtarët e SHBA-së kishin dështuar duke mos vepruar në mënyrë efektive në një raport të dërguar nga babai i Abdulmutallab, në Nigeri. Babai kishte vërejtur se djali i tij kishte adoptuar pikëpamje alarmante politike, të cilat mund të dëmtonin interesat amerikane.