E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti nuk lejon aktivistët e huaj të protestojnë në Gaza

Rreth 80 aktivistë të huaj u mblodhën për të protestuar jashtë ndërtesës së Sindikatës së Gazetarëve në Kajro, pasi Egjipti refuzoi të lejonte ata të marshojnë në Gaza në mbështetje të palestinezëve në ditën e fundvitit.
Rreth 30 aktivistë arritën t'u shmangen autoriteteve të dielën duke përdorur transportin publik të Al-Arish në veri të Sinait, ku më pas u vunë në arrest shtëpiak.
Ministria e Brendshme egjiptiane tha se marshimi nuk u lejua pasi konsiderohej shkelje ligjore dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Një deklaratë e marshuesve citoi se protesta e tyre ishte kundër bllokadës ekonomike ndaj Rripit të Gazës, dhe sulmit të Izraelit kundër Gazës në vitin 2009, ku Amnesty International tha se u vranë 1.400 palestinezë.
Rreth 1.400 aktivistë nga 43 vende u mblodhën të dielën në Kajro për të shënuar përvjetorin e parë të sulmit të Izraelit të ndërmarrë ndaj Gazas.
Sigurimit egjiptian tha se me 3 janar pika kufitare e Rafah do të hapet për tre ditë për të lejuar studentët palestinezë, pacientët dhe ata që kanë viza për të kaluar në Egjipt.
Egjipti gjithashtu tha se do të lejojë transportimin me ushqime dhe furnizime të udhëhequr nga britaniku George Galloway,, për të kaluar në Gaza, por vetëm nëse në det kalon nëpërmjet portit Al-Arish dhe pikës kufitare Rafah.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›