Sherri me armë tek “Ushtari i panjohur”, konflikt pronësie
TIRANË-
Sherri me armë, Policia: Konflikt pronësie
Ora: 19:21- Zbardhet sherri i ndodhur sot në mes të Tiranës ku tre persona u përfshinë në një konflikt të armatosur për shkak të truallit te ish kinema Partizani. Policia e Tiranës konfirmoi zyrtarisht për News24 se sherri për katër dyqane pranë ushtarit të panjohur ka kohë që ka nisur mes dy familjeve tiranase dhe sot pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit dhe vetëm pak minuta pas inagurimit të Kullës së Sahatit në prani të Ambasadorit amerikan, Ëithers dhe kreut të Bashkisë, Edi Rama tre persona kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar në ajër, duke krijuar një situatë të pazakontë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila rrethoi zonën dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas kësaj, në Policinë e Tiranës janë shoqëruar tre persona, përfaqësues të dy familjeve si dhe roja i katër dyqaneve në vendin e të cilave dikur gjendej ish kinema Partizani.
Fillimisht u dyshua për një person të plagosur, pasi u pa i shtrirë përdhe por policia mohoi këtë fakt duke konfirmuar se personi i shtrirë ishte vetëm një kalimtar i rastit i cili u shtri në tokë për ti shpëtuar plumbave që i fluturonin mbi kokë. Avokati i familjes Sollaku ka nxitur të dalë para kamerave duke denocnuar sipas tij presionet që po i bënin persona të armatosur nga familja tjetër ose të vënë prej saj për ti marrë pronën.
Sherri, të shtëna me armë pranë ‘Ushtarit të Panjohur’
Ora: 17:51- Pasditen e sotme rreth orës 18:00 tre persona janë përfshirë në një konflikt të castit, që ka përfunduar me përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur pranë “Ushtarit të Panjohur”, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka shtënë me armë, por policia nuk raporton për ndonjë të vrarë apo të plagosur. Mësohet se blutë e Tiranës janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkohë, personat që kanë qënë afër vendit të ngjarjes, tregojnë se kanë parë një person të shtrirë. Ngjarja ka ndodhur praën parlamentit të Shqipërisë, në kohën kur deputetët ishin duke hyrë në sallë.
(m.a/BalkanWeb)