E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA, anulon planet për misionin në Mars

NASA ka deklaruar se synon anulimin e planeve që Shtetet e Bashkuara t`i bashkohen Evropës në misionin e marrjes së mostrave në Mars, që konsiderohet i rëndësishëm për të mësuar nëse ka jetë jashtë Tokës.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara (NASA), po ballafaqohet me kufizime financiare, pasi buxheti për vitin 2013 është 17.7 miliardë dollarë, i njëjtë me atë të këtij viti.

Anulimi i planeve të agjencisë NASA e ka lënë Evropën pa partnerin kryesor për misionin e propozuar me dy anije kozmike për të mbledhur mostra të sipërfaqes së Marsit dhe për t`i kthyer ato për analiza në Tokë.

Misioni i ashtuquajtur Eksobiologji në Mars ose EksoMars, parashikohej për vitin 2016 dhe 2018.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›