Britani, lirohet kleriku radikal

Abu Qatada, i akuzuar si ekstremisti më i rrezikshëm në Mbretërinë e Bashkuar, është liruar nga burgu i sigurisë së lartë Long Lartin, në Evesham.
Ai është shfaqur duke fshehur fytyrën e tij teksa linte burgun në një furgon mbrëmjen e së hënës. Qeveria britanike ka deklaruar se ai përbën një rrezik për sigurinë kombëtare, por ka dështuar në dëbimin e tij në Jordani.
I përshkruar nga një gjyqtar spanjoll si lideri shpirtëror i muxhaheidinëve në Britani, autoritetet britanike kishin deklaruar më parë se ai u kishte dhënë këshilla personave që synonte t`i angazhonte në sulme terroriste, madje edhe në atentate vetëvrasëse.
Qatada është shfaqur gjithashtu në predikime mbi urrejtjen në disa video të gjetura në shtëpinë e një prej atentatorëve të 11 shtatorit dhe ishte dënuar në mungesë në Jordani për përfshirje në komplot terrorist.
Gjykata deklaroi se provat e siguruara me anë të torturës mund të përdoreshin kundër klerikut në këtë vend. Britania dhe Jordania më parë kishin nënshkruar një marrëveshje që parashikonte mos torturimin nëse Qatada ekstradohej.