E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit PD-PS debat dhe akuza ne Komisionin e Ligjeve



Deputetet demokrate dhe ata socialiste kane hedhur akuza ndaj njeri-tjetrit per falsifikim te dokumenteve te identitetit dhe vecanerisht kartave te identitetit qe u perdoren ne zgjedhjet e kaluara parlamentare. Debati eshte zhvilluar dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve ku i pranishem ka qene ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili mbrojti ndryshimet e bera ne ligjin Per dokumentin e identitetit te shtetasve shqiptare. Deputetet socialiste kundershtuan ndryshimet e bera ne ligj duke akuzuar se keto ndryshime nuk bejne gje tjeter vecse legjitimojne falsifikimin e dokumenteve te identitetit.
Debati
Ka qene pikerisht deputeti socialist Saimir Tahiri i cili duke iu referuar ndryshimeve ne ligj e akuzoi ministrin per korrupsion me kartat e identitetit. Me nenin 5 te ketij projektligji qe keni sjelle ju legjitimoni ate qe ne kemi akuzuar. Me kete nen ju legjitimoni falsifikimin e dokumenteve te identitetit - eshte shprehur Tahiri. Duke iu referuar kartave te identitetit te falsifikuara te bera publike nga kryetari i Grupit te PS-se Gramoz Ruci gjate nje seance parlamentare deputeti demokrat Edi Paloka akuzoi PS-ne per falsifikimin e tyre. Ai beri thirrje qe prokuroria ta marre si te pandehur kreun e Grupit te PS-se Ruci. Prokuroria duhet ta marre si te pandehur zotin Ruci per kartat e falsifikuara dhe te bera publike ne Parlament - eshte shprehur Paloka.
Ndersa ministri Basha beri te ditur se 13 kartat e falsifikuara qe Gramoz Ruci shfaqi ne Kuvend jane tashme objekt i hetimit te prokurorise. Pertej retorikes politike kush mund ti kishte prodhuar keto karta dhe ne porosi te kujt Sigurisht brenda struktures suaj Ministria e Brendshme ka bere nje kallezim ne prokurori ku ka lene rrugen e hapur pa paragjykuar nese ju ishit viktime e keqinformimit apo ishit ju qe perhapet me dashakeqesi keqinformimin - eshte shprehur Basha. Ndonese pa ndonje permbajtje politike drafti kaloi per miratim ne Kuvend vetem me votat e maxhorances.
Akuzat
Persa u perket akuzave te bera nga opozita ne drejtim te nendrejtorit te Policise se Shtetit Agron Kulici ministri Basha u shpreh se Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme po merret me hetimin e ketyre akuzave. Ai i cilesoi deklaratat e PS-se si presione politike ndaj Policise se Shtetit. Deshiroj te sqaroj se cdo pretendim i ngritur ne adrese te Policise se Shtetit apo oficereve te Policise se Shtetit ne menyre automatike sipas urdhrave te brendshem ndiqet nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme. Deshiroj ti bej ftese kujtdo qe pretendon se ka fakte qe implikojne kedo ne strukturen e Ministrise se Brendshme apo Policise se Shtetit te mos vonoje dhe ti paraqese keto fakte para organeve kompetente qofte ne Ministrine e Brendshme ne Policine e Shtetit apo Prokurori. Deshiroj te siguroj perfaqesuesin e Partise Socialiste dhe kedo qe qendron prapa tij se per Policine e Shtetit dhe per mua si minister i Brendshem presioni ndaj organeve te Policise se Shtetit eshte i papranueshem dhe se Policia e Shtetit do te vazhdoje te ndjeke dhe te zbatoje ligjin dhe te godase pa pike meshire krimin e organizuar e korrupsionin pavaresisht nga perkrahja e fshehte apo e drejtperdrejte qe mund ti jepet nga politikane me apo pa imunitet - eshte shprehur Basha.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›