Topi: Garantova vazhdimin e reformave ne vend
Presidenti i Republikes Bamir Topi siguroi dje Shtetet e Bashkuara te Amerikes se Shqiperia do te vazhdoje reformat politike, institucionale dhe ekonomike per te arritur standardet e kerkuara. Gjate nje takimi ne Pallatin e Brigadave me Zevendessekretarin e Mbrojtjes amerikan, Gordon Ingland, Topi theksoi angazhimin e vendit tone per te realizuar sa me shpejt te jete e mundur reformat e kerkuara. "E sigurova England, qe Shqiperia dhe institucionet e saj e gjithe politika dhe e gjithe shoqeria shqiptare jo vetem e konsideron kete si nje shenje te cmuar te ketyre marredhenieve dhe te suportit qe vjen nga Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por si nje moment te angazhimit te plote per vazhdimin e reformave, reformave politike, institucionale dhe ekonomike ne menyre qe standardet qe kerkohen nga Shqiperia te realizohen sa me shpejte te jete e mundur", u shpreh Topi. Sipas tij, Shqiperia do te vazhdoje te luaje me prioritet rolin e moderatorit ne rajonin tone Ballkanik. Nga ana tij, England, shprehu edhe njehere mirenjohjen per votimin nga ana e Senatit amerikan te fillimit te procedurave te ratifikimit te protokollit te futjes se Shqiperise me te drejta te plota ne NATO. "Gjate diskutimeve kur mora sigurimet me te mira qe keto reforma do te vazhdojne, qe Shqiperia do te vazhdoje te respektoje pavaresine e institucioneve te pavaruara te cilat jane aq jetesore per demokracine ne Shqiperi, te cilat do te ndihmojne vendin tuaj per te ndertuar nje demokraci te forte dhe nje ekonomi te tille", tha England.