E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fryhen hidrocentralet, KESH-i rrit kontrollin

Rreziku

Reshjet e shumta po ndikojnë në rritjen e niveleve në hidrocentralet kryesore në veri të vendit. Të dhënat e fundit nga KESH-i tregojnë se prurjet në liqenin e Fierzës janë 800 metra kub në sekondë, duke e çuar kuotën në 291.88 metra mbi nivelin e detit, nga 296 metra që është kufiri i lejuar. Në hidrocentralin e Komanit, prurjet janë 320 metra kub në sekondë, me një rënie të nivelit të liqenit me 6 centimetra, ndërsa kapaciteti prodhues është 570 mega. Si pasojë e kësaj, nga Komani po shkarkohen 450 metra kub uji në sekondë, kurse në Vaun e Dejës prurjet janë rreth 100 metra kub, duke i detyruar autoritetet të shkarkojnë 650 metra kub uji në sekondë. Deri tani Fierza po menaxhohet me kapacitet të plotë, në mënyrë që të shmanget hapja e portave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›