E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqet toka, katër shtëpi në rrezik shembjeje

Burrel

Të paktën katër shtëpi në fshatin Suç të Matit rrezikojnë të shemben për shkak të rrëshqitjes që ka pësuar toka. Katër shtëpitë e rrezikuara i përkasin fisit Nikolla, ku shkarjet e tokës janë afruar deri në 1 metër larg pragjeve. Shkak i rrëshqitjes, veç reshjeve të shiut, është bërë edhe një rezervuar uji i ndodhur sipër shtëpive. “Prej vitesh, saraçineska e rezervuarit ka mbetur e bllokuar. Kjo ka bërë që niveli i ujit në rezervuar të rritet mbi normën e lejuar”, tregon Pjetër Nikolla, njëri nga kryefamiljarët e banesave të dëmtuara. Sipas tij, aktualisht rezervuari i tejmbushur me ujë ka nisur të derdhet duke mbushur me ujë katet e para të banesave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›