SHBA: Pse Moska po i vjen rrotull zotit Tito?
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Richard Lowenthal, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”, Berlin
Berlin, 21 korrik 1961 - Një ringjallje e papritur e flirtimit të Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikta S. Hrushov, me Jugosllavinë ka marrë formë këto javët e fundit, paralelisht me një rindezje të fërkimeve mes udhëheqjeve sovjetike dhe kineze. Në të vërtetë, duket se dëshira e Moskës për të përmirësuar marrëdhëniet me marshallin Josif Broz Tito, në prag të konferencës së Beogradit për vendet e paangazhuara (që pritet të zhvillohet në fillim të muajit shtator) dhe për të ndikuar opinionin neutral për Gjermaninë dhe Berlinin përmes këtij kanali, mund të ketë qenë arsyeja kryesore për ftohjen e re me Mao Ce Dunin, për të cilin “revizionistët” jugosllavë mbeten mallkimi, ashtu siç dyshojnë të paktën edhe shumë qeveri të paangazhuara të Azisë. Rishfaqja e debatit nuk mund të mohohet. Brenda dy javëve të fundit kanë munguar përshëndetjet personale të Hrushovit drejt Maos dhe të një delegacioni të lartë sovjetik në 40-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste Kineze. Një faktor tjetër mund të jetë dhe mohimi i nënkuptuar i origjinalitetit krijues të strategjisë së Maos në kapjen dhe përdorimin e fuqisë në komentet e komunistëve sovjetikë në këtë përvjetor. Një tjetër arsye ishte dhe publikimi i njëanshëm nga Bashkimi Sovjetik i shumës së borxhit që Pekini i kishte Moskës që prej dështimit të vitit të kaluar të ekonomisë kineze. Plus një seri lëvizjesh demonstrative për të forcuar kontrollin sovjetik në vendet komuniste të vogla në Azi, Mongolinë e Jashtme, Korenë e Veriu dhe Vietnamin Verior. Dhe në fund veprime shumë të sigurta dhe të qeta me qëllim izolimin e regjimit prokinez të Enver Hoxhës në Shqipëri, jo vetëm duke tërhequr nëndetëset sovjetike, por edhe duke inkurajuar diplomatikisht fqinjët e Shqipërisë, Greqinë dhe Jugosllavinë që të bëjnë presion ndaj devijuesve të rinj. Por ende, ashtu si faktet tregojnë, ishte më shumë Moska se sa Pekini që ringjallën debatin. Avancimet paralele bërë drejt Beogradit mund të sigurojnë shumë mirë dhe fakte për motivet. Ndërsa përvjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze i ishte dhënë hapësirë minimale në shtypin sovjetik, ajo e nisjes së fushatës partizane jugosllave kundër pushtimit nazist kishte zënë pjesën më të madhe të faqeve të gazetës. Tito veproi drejt. Ai përdori rastin për të krahasuar riarmatosjen e Republikës Federale Gjermane nga fuqitë perëndimore me politikën e tyre të paraluftës ndaj Hitlerit në kohën e marrëveshjes së Munihut dhe për shprehjen e simpatisë me propozimin e Hrushovit për mbylljen e Traktateve të Paqes me “dy vendet gjermane”. Pak ditë më vonë, ministri i Jashtëm i tij, Koça Popoviç, shkoi për një javë në Moskë. Kjo ishte vizita e parë e nivelit të lartë që prej kohës kur Jugosllavia refuzoi të nënshkruante deklaratën e Partive sunduese Komuniste në Moskë, në vitin 1957. Në komunikatën e fundit, të dyja palët shprehën kënaqësinë që pikëpamjet e tyre për çështjet ndërkombëtare të parimeve janë “të ngjashme ose identike”. Por tani që Beogradi është gati të mirëpresë një konferencë të vendeve të paangazhuara, sovjetikët mund shumë mirë t i konsiderojnë jugosllavët si një kanal shumë të vlefshëm për ndikimin e qëndrimit të të ftuarve të tyre për çështjet që shqetësojnë botën. Gjatë përmirësimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë, sovjetikët kanë qenë të kujdesshëm të mos bëjnë një ndarje formale për dënimin e revizionizmit jugosllav, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar në deklaratën e Moskës. Ata po shqyrtojnë me heretikët miqësorë të qeverisë më shumë se në nivel partiak dhe e e përshkruajnë Jugosllavinë si një vend “demokratik dhe paqedashës”, më shumë se një vend “socialist”. Por ndërsa kjo është e papërshtatshme me tekstin e deklaratës, ajo shkon kundër opinionit të shprehur nga aleatët e tyre kinezë, të cilët i konsiderojnë jugosllavët si tradhtarë në shërbim të armikut. Udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha ka qenë një mbështetje për Titon pas ndërprerjes së marrëdhënieve të këtij të fundit me Stalinin (1948). Kjo lëvizje u analizua më shumë se sa një veprim taktik politik, një frikë nga një pushtim i mundshëm i Shqipërisë nga Jugosllavia, duke marrë parasysh dhe zërat për aneksimin e territorit shqiptar nga Jugosllavia dhe Greqia. Por gjashtë vjet më vonë, kur Hrushovi nisi flirtimin me Jugosllavinë, Shqipërisë nuk i duhej një afrim Beograd-Moskë dhe akuzoi sovjetikët se kishin shkelur parimet e ideologjisë komuniste. Kina e Kuqe nuk mund ta linte pa shfrytëzuar këtë rast, duke qenë se Titon e konsideronin të shitur dhe u gjend në krah të vendit të vogël në Adriatik. E këtu lufta Kinë-Rusi nuk mund të fshihej më. Gara ishte të rreshtonin sa më shumë vende në gjirin e tyre dhe kush më mirë se Tirana dhe Beogradi do të ishin pikat strategjike të të këtij procesi të gjatë dhe të vështirë. Pozita gjeografike, por dhe historia e tyre (e shkuara) do t i shndërronte fqinjët në një armë të preferuar e gatshme për t u përdorur në çdo kohë. Dhe ideja e vërtetë për t u përpjekur për të fituar vendet neutrale të “pabesueshme” dhe “borgjeze”, është me siguri oportunizmi i dukshëm në sytë e komunistëve kinezë. E gjitha kjo nuk do të thotë se sovjetikët po veprojnë nën presionin kinez, por që pozicioni i tyre në lëvizjen e botës komuniste tashmë është mjaftueshëm i sigurt për të fituar lirinë për të manovruar dhe pa ia vënë veshin kundërshtimeve kineze, - të paktën në çështje që janë të një rëndësie primare për Kremlinin. Gjermania dhe Berlini janë një objektiv i tillë i qartë. Do të ishte jashtë çdo mundësie për ta pretenduar atë, duke u përpjekur për të imponuar një zgjidhje atje. Hrushovi po vepron më shumë sipas nxitjes kineze, se sa është duke ndjekur interesat e veta. Por sepse ky është një objektiv i një rëndësie madhore për të, Hrushovi është i vendosur ta ndjekë atë sipas mënyrës së tij – jo vetëm me anë të kërcënimit ushtarak, por dhe me anë të përpjekjes politike për të fituar opinionin e botës së paangazhuar në anën e tij. Është një kombinim metodash, të cilin burrat perëndimorë të shtetit mund ta studiojnë me përparësi.
Ky lajm është publikuar: 30/05/2009