Peshkonin kokaine peshkataret trafikane ne Kosta Rika

Peshkimi në Kosta Rika mund të jetë më fitimprurës se në vendet e tjera sidomos nëse në rrjetë në vend të peshqve ka kokainë. Policia vendase konfiskoi rreth një ton kokainë dhe arrestoi tre peshkatarë të akuzuar për trafik lëndësh narkotike. Gjatë një kontrolli rutinë sasia alarmante u zbulua në bordin e anijes së vogël të peshkimit në brigjet e Paqësorit. Autoritetet thonë se sasia e kapur do të ishte disa herë më e madhe por peshkatarët kishin hedhur në det gjithë sa mundën para se policia të mund t'i ndalte.
"Me këtë sekuestrim ne kemi arritur gjashtë tonë kokainë të konfiskuara këtë vit. Gjithashtu kemi pasur dhe një sasi marihuane rekord të konfiskuar në bregdetin e Karaibeve cka flet për shtim të aktivitetit kriminal," deklaroi komisioneri Kombëtar i Anti-Narkotikëve, Mauricio Boraschi.
Anija u zbuluar fillimisht nga një avion i flotës amerikane e cila lajmëroi rojet bregdetare të Kosta Rikës për lëvizjet e dyshimta në anijen e vogël të peshkimit. Peshkatarët u prangosën vetëm pak orë më vonë. Kosta Rika njihet si oaz i stabilitetit, me nivel të lartë jetese dhe krimin më të ulët në rajon. Por e ndodhur mes Andeve dhe Meksikës, është kthyer në një rrugë alternative e trafikut të lëndëve narkotike.
Delina Bitraku