E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli i Larte i Drejtesise diskutim mbi atentatin ndaj gjyqtarit

Per nenkryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu ky institucion nuk mund te mos mbaje nje qendrim te tij mbi gjendjen e krijuar dhe atentatin e eger ne te cilin u vra gjykatesi I Vlores Skerdilajd Konomi javen e shkuar. Nje ngjarje e tille ka krijuar nje precedent te rrezikshem jo vetem per sistemin e drejtesise por per te gjithe nepunesit shteteror dhe jeten e sigurine e te gjithe qytetare. Prandaj Keshilli i Larte i Drejtesise si organi me i larte perfaqsues i gjyqsorit pergjegjes per mbrojtjen e gjyqtareve ka per detyre te flase dhe te mbaje nje qendrim zyrtar

Kjo ceshtje do te jete ne krye te rendit te dites se mbledhjes se neserme te Keshillit. Sipas zotit Spahiu duhet qe sa me shpejt autoret e atentatit te dalin para drejtesise kushoqofshin tha ai Pushteti gjyqsor eshte duke pritur te behet drejtesi jo vetem per Gjyqtarin Konomi por mbi te gjitha te vendoset ne vend autoriteti shteteror i cenuar dukshem nga ky akt. Pothuajse ne te gjitha rastet krimet e renda ndaj njerezve te drejtesise kane mbetur pa autor por nje precedent i tille duhet te ndryshoje per vrasjen e gjyqtarit Konomi.

Zoti Spahiu deklaroi se siguria e gjyqtareve ka ardhur duke u perkeqesuar Ne 1 vit e gjysem 10 kerkesa per mbrojtje gjyqtaresh te kercenuar rende per jeten e tyre jane marre ne shqyrtim nga Komisioni i Posacem per Mbrojtjen e Gjyqtareve dhe aktualisht i ofrohet mbrojtje ne total mbi 15 gjyqtareve raste te cilat per arsye diskrecioni dhe sigurie jane mbajtur te fshehta por qe sot duhet te konsiderohen ne vleresimin e pergjithshem te situates.

Mbi ngjarjen u shpreh sot edhe ministri i Brendshem Bujar Nishani i pyetur ne komisionin parlamentar te sigurise Jam I bindur qe ka qene nje krim I organizuar. Prokuroria mesa jemi ne dijeni ka vene ne dispozicion prokuroret me te mire qe ajo ka. Policia nuk ka patur asnje informacion te meparshem apo ndonje shqetesim te shprehur nga I ndjeri. Per kete rast policia I ka dhene grupit hetimor informacione te rendesishme mbi pisten e mundshme te ngjarjes. Informacione te cilat besojme dhe shpresojme te jene te vlefshme per zbardhjen e kesaj ngjarjeje.

Pak dite me pare drejtori I Pergjithshem I policise Hysni Burgaj u shpreh se Brenda nje khe te shkurter mund te kishte nje emer te autoreve te atentatit. Sipas informacioeve te botuara ne shtypin shqiptar ceshtje qe lidhen me pronat e familjes se gjyqatrit ne zona te detsinuara per zhvillimin turistik duket se perbejne edhe pisten kryesore te hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›