E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Puna e statusit të Kosovës është kryer

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Serbinë se nuk është përfshirë në bisedime serioze përpara hartimit dhe dërgimit të propozim-rezolutës në Kombet e Bashkuara. "Mendojmë se çdo përgjigje e Asamblesë së Përgjithshme ndaj opinionit të GJND-së duhet të fokusohet në shtyrjen përpara të Kosovës e Serbisë drejt rrugës që i çon në përmbushjen e synimeve për anëtarësim në BE. Përgjigjja nuk duhet t'i kthejë prapa dy vendet në çështje si ajo e statusit, që është çështje e zgjidhur. Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran", thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Beograd.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›