E Diel, 1 Nëntor 2026

Konstatimi i juristëve/Presidenti ka shkelur Kushtetutën

Ish-anëtari i Kushtetueses, Halil Kopani


Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Halil Kopani thotë se mos emërimi ende i kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar nuk gjen mbështetje në dispozitat e ligjit themelor. Një logjikë juridike kjo, që sipas tij, të çon në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën. Kjo shtyrje në kohë e këtij procesi, thotë Kopani ka ngjallur dhe një tjetër problematikë atë të lënies së Gjykatës Kushtetuese pa kryetar, një vakancë kjo, aspak e nevojshme për një institucion të kësaj rëndësie. Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Halil Kopani i shtohet zërave publikë të ekspertëve të ligjit apo ish-anëtarë të institucioneve kushtetuese, të cilët kanë kundërshtuar logjikën juridike mbi të cilin Presidenti bazoi shtyrjen me disa muaj të zgjedhjes së kreut të ri të Kushtetueses. Ky veprim u përkthye, se bie ndesh me ligjin themelor si dhe cenim i veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›