E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton ligjin për shkurtimet buxhetore

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi dje shpalljen e ligjit “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për buxhetin e vitit 2010’”, i miratuar në Kuvend më 26 korrik. Ndryshimet në buxhetin e shtetit për këtë vit, parashikojnë shkurtimin e shpenzimeve administrative. Zërat që pësojnë ulje janë shpenzimet qeveritare dhe administrative, të cilat janë shkurtuar me 22 për qind, ndërkohë që nuk preket fondi për ndihmën sociale, pagat dhe pensionet si dhe fondi për investimet infrastrukturore. Nga rishikimi i ligjit, pagave dhe pensioneve u jepet prioritet, të cilat rriten në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Gjithashtu, kreu i shtetit, dekretoi dhe shpalljen e disa ligjeve të tjera të rëndësishme të miratuar javët e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë si akti normativ, me fuqinë e ligjit, “Për disa ndryshime në ligjin “Për prokurimin publik”, ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaporta për jashtë shtetit” dhe ligji “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›