E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa ngrinë, bllokohen aeroportet

Evropa është përfshirë këto ditë nga dëbora dhe ngricat e mëdha të cilat kanë goditur transportin duke bllokuar rrugët, mbyllur aeroportet dhe ka shkaktuar vështirësi në furnizimin me gaz natyror.

Dëbora e madhe dhe temperaturat -32 gradë ka marrë më shumë se 200 jetë njerëzish në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Ukraina është goditur më rëndë nga temperaturat e ulëta duke shkaktuar më shumë se 120 të vdekur, shumë prej tyre të pastrehë.

Zyrtarët boshnjakë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Sarajevë, ku bora ka paralizuar qytetin. Kryeqyteti i Italisë, Romë, është paralizuar nga dëbora më e madhe në 27 vjet. Autoritetet janë detyruar të mbyllin disa vende turistike, duke përfshirë Koloseun dhe Forumin Romak.

Autoritetet në aeroportin Heathroë të Londrës, më i ngarkuari në Evropë, njoftuan se kanë ulur me 30 për qind numrin e fluturimeve ndërkohë që ata po përgatiten për një stuhi dëbore trashësia e të cilës mund të arrijë në më shumë se 15 centimetra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›