Shteti i dembelëve
Kosova nuk mund të krenohet vetëm se është shteti më i ri në Evropë. Përveç këtij fakti, qytetarët e këtij vendi mund të krenohen për diçka tjetër, e madje të rrahin gjoks se janë të parët.
Shtetasit e vendit më përqindjen më të madhe të të rinjve jo vetëm që janë në maje të listës kur bëhet fjalë për papunësi, por edhe ata që punojnë, kënaqen gjatë tërë vitit me shumë ditë pushimi.
Në Kosovë janë 12 festa zyrtare, por, sipas ligjit, nëse dita e festës i bie të jetë në ditët e fundjavës, kur normalisht dhe ashtu është pushim, kjo nuk kalon me kaq.
Në këtë rast, sipas ligjit të përçudshëm mbi festat zyrtare, duhet patjetër të sakrifikohet një ditë pune pasuese.
Nëse festa i bie të shtunën ose të dielën, atëherë patjetër që duhet të pushohet dhe të hënën.
Një ligj të njëjtë të përçudshëm e kishte deri vonë edhe Shqipëria deri vitin e kaluar, por qytetarët atje më nuk e kanë këtë luks.
Qeveria shqiptare e ka ndryshuar atë duke bërë që nëse dita e festës i bie në ndonjë nga dy ditët e fundjavës kur edhe është pushim, atëherë me kaq kalon ajo festë.
Në fakt kështu e kanë të gjitha vendet e rajonit, sigurisht, përveç Kosovës.
