SHBA Rriten donacionet per bamiresi megjithe veshtiresite ekonomike

Megjithe ekonomine ne krize nje studim i ri tregon se aktiviteti i bamiresise nga individet dhe kompanite u rrit me teper 65 per qind krahasuar me vitin 2009. Studimi i kryer nga grupi kerkimor Atlasi i Dhurimit thote se shtimi i donacioneve ka ndodhur fillimisht nga gjendja e mire e tregut te aksioneve dhe nga ndergjegjesimi me i madh i njerezve se ndodhen ne kohe te veshtira per shkak te ekonomise ne krize.
do jave ne Arlington Organizata Banka Ushqimore e Virginias u dergon ushqime banoreve te moshuar. Pa ushqime te tilla si konserva produkte bulmeti dhe mish te ngrire shume prej tyre me te ardhura te kufizuara si Mary Lanier do te detyroheshin te sakrifikonin gjera te tjera.
Shume njerez duhet te paguajne per mjekesine dhe per gjera te vogla por me keto ushqime falas ata mund te kursesjne nga pak para per ta shtyre muajin.
Pa donacionet e konsiderueshme nga njerezit dhe korporatat Qendra per Ndihmat Ushqimore e Arlingtonit nuk do te ishte ne gjendje tu shpendante ushqime rreth 3 mije njerezve ne nevoje. Megjithe renien ekonomike donacionet u rriten me 26 per qind ne vitin 2009 dhe vitin e kaluar u siguruan me teper se nje milione dollare fonde per ndihma. Donatore si Alois Michalak u jane pergjigjur kerkesave per te ndihmuar te tjeret.
Gjate 4 vjeteve te shkuara gruaja dhe une kemi dhuruar perhere e me teper nga viti ne vit prandaj une parashikoj qe te vazhdojme te dhurojme.
Drejtori ekzekutiv i Bankes Ushqimore Charles Meng thote se shtimi i donacioneve nenkupton se organizata te jete e afte kete vit te permbushe kerkesat ne rritje per ndihma ushqimore.
Banoret e qytezes te Arlingtonit ne Virxhinia tradicionalisht kane dhuruar per organizaten tone. Ata po dalin nga recesioni me heret se te gjithe dhe jane te gatshem te dhurojne per fqinjet.
Donacionet ne mbare SHBA ndryshojne ne menyre te konsiderushme nga nje organizate tek tjetra. Donacionet me ushqime dhe strehim per te pastrehet u shtuan ndjeshem vitin e kaluar por shoqatat e vogla qe mbeshteten tek shumat e dhuruara nga individet nuk moren aq shume mbeshtetje.
Donacionet per organizaten Salvation Army po ashtu rane vitin e kaluar gjate krizes. Organizata e kishtere ndihmon rrreth 32 milione njerez ne mbare SHBA. Fushata me e madhe e fondacionit per grumbullim fondesh nuk arriti te siguroje ne Washington sasine e nevojshme te parave gjate Krishtlindjes se kaluar. Steve Morris kryeson operacionet organizates.
Ne kushtet kur ka nje numer te madh njerezish qe po humbin shtepite per shkak te marrjes se pronesise nga bankat donatoret jane ndikuar nga ky fakt dhe kjo eshte arsyeja qe pati nje renie te sasise se donacioneve ne pergjithesi.
Po ashtu ka patur nje renie te donacioneve nga korporatat dhe bizneset lokale. Si rezultat thote Morris organizata Salvation Army po i rivlereson burimet e veta per te shmangur shkurtimin e mundshem te programeve ne Washington dhe per rreth 3 mije komunitete te tjera amerikane.
Sinqerisht qe do na duhet te shtrengojme rripin muajt e ardhshem. Perkushtimi yne nuk eshte per ti dobesuar keto sherbime. Ne fakt me kete ekonomi qe kemi ne kemi nevoje te rrisim sasine e sherbimeve qe mund te sigurojme pra kjo eshte sfida qe ne kemi ne nivel shteti dhe federal.
Dyqani i Organizates Salvation Army eshte nje tjeter vend ku pati me pak donacione vitin e kaluar. Dyqani shet objekte te dhuruara per te mbledhur para per bamiresi por tani ka me pak objekte per bleresit. Ne magazinen e dyqanit vendet qe dikur mbusheshin me mobilje dhe rroba jane tani bosh. Zyrtaret e Salvation Army-it thone se ne kohe te veshtira njerezit kane prirjen ti ruajne me gjate sendet e vjetra. Ne menyre qe gjendja te permiresohet dyqani ka nevoje per me teper donatore si Dawson Williams.
Jemi ne nje krize te rende dhe ka shume njerez te cilet kane nevoje per rroba ne jemi me fat qe rrobat e femijeve perdoren pak dhe shpresojme qe te kete familje me femije te vegjel dhe qe mund ti perdorin keto rroba.
Disa organizata bamiresie thone se jane optimiste se donacionet do te shtohen kete vit. Zyrtaret thone nese jo ata mund te detyrohen ndoshta te kufizojne programet qe u vijne ne ndihme njerezve ne nevoje.