Terhiqet nga mjedisi Obama kursen 90 mld dollare

Vështirësitë ekonomike me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara në rrugën e rimëkëmbjes nga recesioni kanë zmbrapsur Shtëpinë e Bardhë nga planet për të forcuar rregullat kundër ndotjes së ajrit. BBC njofton se presidenti Obama ka hequr dorë nga disa propozime për të shtrënguar masat kundër ndotësve të ajrit. Ai urdhëroi Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit të rivendosë në raft planin e reduktimit të ozonit, një nga faktorët e ajrit që krijojnë smogun.
Obama e ka justifikuar këtë tërheqje si përpjekje për të reduktuar barrën e rregullave ndërsa pasguria ekonomike ka përshirë investitorët. Grupet e biznesit dhe politikanë republikanë e mirëpritën vendimin e Obamës, por ambjentalistët u shprehën të zemëruar.
Analistët thonë se ky vendim që vjen mes të dhënave zhgënjyese të shifrave të punësimit dhe rritjes ekonomike, nënvizon qartë sesa i ndjeshëm është bërë presidenti Obama ndaj ekonomisë së dobësuar të Amerikës.
Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit vlerëson se vendosja e standarteve të reja për nivelin e smogut do të kushtonte deri në 90 miliardë dollarë, ndërsa kundërshtarët e draftit japin shifra më të larta. Ozoni është një agjent atmosferik që irriton mushkëritë, përgjegjës për astmen dhe komplikacionet e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes.
Juli Prifti