Kriza do te zgjase Chavez Libia si historia e Irakut

Një konflikt të stërzgjatur si ai në Irak ka paralajmëruar për Libinë, presidenti venezuelian, Hugo Chavez, i njohur për miqësinë me ish-liderin e këtij vendi, kolonel Gadaffi. Sipas tij, në një situatë ku ndodhet sot Iraku apo edhe Afganistani mund të përfundojë edhe revolucioni libian.
Chavez ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n se po ndajnë tortën, që do të thotë burimet e naftës në Libi. Chavez, në komentet e tij pas një seance kimioterapie, ka shtuar edhe më shumë spekulimet për vendondodhjen e kolonel Gadaffit, duke thënë se ai është arratisur drejt shkretëtirës.
Ndërkohë, autoritetet e përkohshme të libisë kanë vendosur të zhvendosen në Tripoli, pas përfundimit të misionit të tyre në Bengazi, qytet që u bë qendra e kryengritjes kundër rejgimit të Gadaffi.
Kreu i Këshillit Tranzitor, Mustafa Abdul Jalil i ka bërë thirrje njerëzve të armatosur që patrullojnë rrugët e Tripolit për të vendosur qetësinë në kryeqytet, të kthehen në shtëpitë e tyre. Ndërsa në pjesë të tjera të vendit vazhdojnë luftime në zona të izoluara. Kryengritësit po ëprparojnë me ngadalësi drejt Sirtes, pasi u dhanë forcave besnike të regjimit 10 ditë kohë për t’u dorëzuar.
Gjithashtu, luftime ka edhe në Bani Ualid dhe Sabha. Gjithsesi, Gadaffi ende nuk i dihet vendndodhja, por thuhet se ai mund të jetë në një nga tre qytetet që ende rezistojnë. Përpjekjet për rimëkëmbjen e vendit, tashmë kanë mbështetjen e duhur financiare pasi Perëndimi vendosi të shkrijhë asetet e regjimit dhe t’i vendosë ato në dispozicion të situatës humanitare në Libi. Nato do të vazhdojë misionin e sulmeve ajrore, ndërsa nuk ka vendosur një afat për përfundimin e tyre.
Juli Prifti