SHBA, Rusi: OK marrëveshjeve për Antarktik
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i kanë nënshkruar dy marrëveshje për bashkëpunimin e mëtejshëm në Antarktik dhe në Ngushticën e Beringut, që i lidhin të dy vendet.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, këto marrëveshje i kanë nënshkruar sot, në prag të samitit të liderëve të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Vlladivostok të Rusisë.
Lavror i ka quajtur këto marrëveshje si provë e mëtejshme e vendosmërisë së dy shteteve për zgjidhjen e çështjeve me punë të përbashkët.
Sekretarja Klinton theksoi se dokumentet janë shenjë e mëtejshme pozitive në thellimin e raporteve të dyanshme prej vitit 2009.