E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Rusi, marrëveshje paraprake për arsenalet bërthamore



Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë rënë dakord të
zëvendësojnë traktatin “Start 1” që skadon më 5 dhjetor, me një traktat tjetër. Presidenti Barak Obama dhe dhe homologu i tij rus
Dimitri Medvedev arritën marrëveshjen për zevendësimin e traktatit traktatit “Start 1” i cili u përgatit në vitet 1980 dhe u nënshkrua më 1991 nga presidentët Xhorxh Herbert Ualker Bush dhe Mikail Gorbaçov. Ai hyri në fuqi në vitin 1994. Ky është një prek traktateve më të ndërlikuara në historinë e marrëveshjeve mbi pakësimin e armëve bërthamore. Drejtori i organizatës joqeveritare për kontrollin e Armëve, Daril Kimball përshkruan arsenalat e tanishme strategjike të të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë të dislokuara 2 mijë e 200 mbushje bërthamore, dhe 1 mijë e 100 sistemet për hedhjen e tyre. Rusia ka afro 2 mijë e 700 mbushje të tilla të dislokuara, dhe 700 sisteme hedhëse. Eksperti i kontrollit të armëve, Stiv Andersen pranë universiteit të Minesotës, thotë se presidentët Obama dhe Medvedev ranë dakord për të pakësuar numrin e këtyre mbushjeve dhe sistemeve hedhëse. Ata ranë dakord që secila palë të bisedojë për të patur një numër afersisht prej 1500 deri 1675 mbushje bërthamore dhe një numër nga 500 deri 1 mijë e 100 sisteme për hedhjen e tyre. Këto janë pikat e përgjithëshme rreth të cilave do të përqëndrohen bisedimet mes ekspertëve amerikanë e rusë për traktatin e ri. Ekspertët përfaqësues në këtë bisedime po shpejtojnë ta kenë gati traktatin deri më 5 dhjetor, kur skadon traktati i tanishëm “Start 1”. Por ai duhet të jetë gati brenda muajit shtator ose tetor pasi duhet të ratifikohet nga edhe parlamenti rus dhe nga Senati amerikan.

17 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›