SHBA: "Rusia dështoi me Hoxhën si Amerika me Kastron"
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Roli i Shqipërisë në ndasitë kino-sovjetike
Josef Aslop, shërbimi i jashtëm i "Uashington Post"
SHBA, 7 korrik 1961 - Qarqet demonologjike kanë qenë shumë të trazuara këto ditët e fundit nga publikimi në Londër i një tjetër denoncimi të supozuar të Mao Ce Dunit nga shoku i tij i armëve, Nikita Hrushov. Deri më tani, konsensusi është që dokumenti i Londrës është një kurth dhe është i falsifikuar. Përveç kësaj, ky dokument i dyshimtë ka nënvizuar qartazi gjithashtu atë që mund të quhet "Dilema e demonologjistëve". Edhe pse ajo është aq hipokrite sa një faturë tridollarëshe, fakti qëndron se së fundmi kanë dalë në shesh të tjera prova që kanë rritur jehonën e kësaj çështjeje, që mund të sjellë probleme serioze në marrëdhëniet diplomatike dypalëshe ndërmjet Rusisë dhe Kinës. Por edhe studentët që gëzojnë pushtetin më të madh mes demonologjisë komuniste, nuk dinë se çfarë të bëjnë me këto lloj provash. Artikulli më i fundit ishte një botim i ashpër nga ministria sovjetike e Tregtisë me Jashtë që publikoi dhe shifrën e saktë të borxhit të Kinës ndaj Bashkimit Sovjetik. Shuma e përmendur nuk ishte më pak se 320 milionë dollarë, konvertuar në valutën vendase që është rubla. Pamundësia e Kinës për ta paguar këtë shumë brenda afateve të parashikuara u përmend vrazhdësisht. Në një farë mënyre, u publikuan dhe kushtet e shtyrjes së afatit të pagesës me këste për një periudhë pesëvjeçare. Publikimi i të gjitha këtyre fakteve shumë muaj pas ngjarjes, tregon qëllimin e dokumentit për të theksuar vështirësitë momentale ekonomike të Kinës dhe varësinë e vazhdueshme të udhëheqjes së Pekinit ndaj ndihmës së Moskës. Fakti që kjo ndihmë nuk ka sjellë miqësinë mes tyre, u tregua njëkohësisht nga festimet e përvjetorit në Pekin dhe Ulan Bator. Festimet e Pekinit u mbajën në një luks të madh dhe pa pjesëmarrjen qoftë edhe të një delegati sovjetik. Por në të njëtin moment, teoricieni i parë i Presidiumit Sovjetik, Mikhail Suslov, kryesoi një delegacion sovjetik të rëndësishëm në përvjetorin e partisë që u mbajt në Mongolinë e Jashtme. Dhe shtypi sovjetik, ndërsa virtualisht shpërfillte festimet në Pekin, shkruante se festimet në Ulan Bator ishin të një rëndësie më të madhe dhe më pompoze. Problemi në Shqipëri ishte qartazi më sensacional në vija të përgjithshme, edhe pse ende i panjohur për sa u përket detajeve. Mes udhëheqësve të komunistëve evropianë, Enver Hoxha i Shqipërisë ka qenë i vetëm në mbështetjen që i ka dhënë Mao Ce Dunit në debatin e tij ideologjik me Hrushovin. Prandaj, Hrushovi ka urdhëruar qartazi ekuivalentin sovjetik të shefit të CIA-s për të hequr qafe Enver Hoxhën. Nëse Bashkimi Sovjetik u ngjasonte Shteteve të Bashkuara në pëprjekjet e këtyre të fundit për të hequr qafe liderin e Kubës, Fidel Kastron, pasojat do të ishin pak a shumë si të kësaj problematike. Ndarja mes Rusisë Sovjetike dhe Kinës komuniste për Shqipërinë është tregues i një çarjeje më të gjerë. Që prej Kongresit XX të Partisë Komuniste Sovjetike, kur Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita S. Hrushov, shprehu hapur sulmin e tij të pamëshirshëm mbi stalinizmin, dy degët kryesore të komunizmit kanë goditur njëra-tjetrën, pavarësisht përpjekjeve të studiuara dypalëshe për të dhënë përshtypjen e solidaritetit. Sigurisht, tentativa për të hequr qafe prokinezin Hoxha ishte një dështim për të ardhur keq. Në përfundim, agjentët sovjetikë të Hrushovit në Shqipëri u identifikuan me shpejtësi. Të gjithë u rrethuan dhe u ekzekutuan. Por ajo çka është ende më e rëndësishme, është se baza sovjetike e nëndetëseve në këtë vend u mbyll menjëherë, duke e detyruar Hrushovin t i sillte nëndetëset përsëri mbrapsht në bazat e tyre në detin Balltik. Të gjitha këto zhvillime provojnë të njëjtin përfundim, që është se në negociatat mes Moskës dhe Pekinit të zhvilluara me udhëheqësit e vendeve komuniste në nëntorin e kaluar, nuk u arrit asnjë rezultat afatgjatë, edhe pse këta të fundit kaluan plot tri javë duke u përpjekur që të mbyllnin të çarat e debatit kino-sovjetik. Duke lënë mënjanë ndryshimet e thella mbi "bashkekzistencën paqësore", komunistët më militantë, thjesht nuk janë të gatshëm të ndjekin zotin Hrushov në çfarëdolloj drejtimi që ai mund të zgjedhë të shkojë. Me sa duket, Hrushovi nuk e parashikoi këtë, duke shkatërruar mitin e Stalinit, ai po ngutej gjithashtu t i jepte fund epokës së stalinizmit. Duke hequr dorë nga kulti i personit, ai mezi pret për ta përdorur këtë teknikë për të mbajtur të gjitha partitë komuniste në shumë vende në varësi të tij. Duhet të ketë qenë një pilulë veçanërisht e hidhur, kur Shqipëria e vogël refuzoi versionin e tij të ripërpunuar të marksizëm-leninizmit, dhe si pasojë shtoi një revoltë ballkanike (shqiptare) në të majtë, krahas revoltës së Titos në të djathtë. Akoma më poshtërues është fakti që ky satelit evropian e ka zhvendosur besnikërinë e tij drejt Pekinit. Mao Ce Duni ka mbrojtur të drejtën, jo vetëm që të ndjekë rrugën e tij vetjake në drejtim të utopisë së parashikuar komuniste, por dhe të orientohet gjithashtu në të njëjtin drejtim të vendeve kundërshtuese në oborrin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Kjo situatë i ka bindur vëzhguesit mendjehollë të arrijnë në përfundimin se "komunizmi policentrik" tashmë është ngritur dhe do të mbijetojë gjatë.
Si debati, ashtu edhe rezultatet e luftës së brendshme, dukeshin që ishin më të ashpra se kurrë. Deri në këtë pikë, demonologjistët janë ende në marrëveshje të papërcaktuar. Vështirësitë e tyre, sidoqoftë bëhen akute, kur ata tentojnë veçanërisht që të vlerësojnë pasojat e debatit kino-sovjetik në politikën e botës komuniste dhe veçanërisht në politikën e botës sovjetike. Njëra shkollë beson se Hrushovi është nën presion të vërtetë nga Kina, dhe prandaj është i detyruar të ruajë linjën e fortë në negociatat e tij me Perëndimin, dhe veçanërisht ndaj Berlinit. Por nëse Nikita Hrushovi është me të vërtetë nën një presion të tillë, kjo do të thotë se kinezët kanë një mbështetje shumë të rëndësishme brenda Partisë Komuniste Sovjetike dhe mes vartësve të vetë Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste Sovjetike. Të gjitha informacionet e njohura, tregojnë se Hrushovi tani është duke përdorur kontrollin absolut të Partisë Komuniste Ruse, që nga krerët e zgjedhur me kujdes të Presidiumit dhe deri tek strukturat më të ulëta të kësaj partie. Kështu që mund të thuhet se ka logjikë më të dukshme në pikëpamjet e shkollës që kundërshton demonologjistët. Ky grup mendon se kërcënimi për Berlinin është vetë iniciativa e Hrushovit, të cilën ai e ndërmori përpara se debati i tij me kinezët të arrinte në një pikë të nxehtë. Nëse kjo është e saktë, duhet të parashikohen dy procese paralele. Një proces është tentativa e Hrushovit për të shfrytëzuar përparësitë aktuale të vërteta ose të supozuara të Bashkimit Sovjetik, në mënyrë që të korrë fitore në kurriz të Perëndimit në Berlin apo tjetërkund. Procesi tjetër, është debati kino-sovjetik, që ka mundësi të jetë rrënjosur në kthimin e politikave superstaliniste të një ashpërsie të tillë saqë mund të shkaktojë në mënyrë të përfytyrueshme shpërthimin e brendshëm në Kinë. Por edhe nëse këto procese janë paralele në vend që të jenë të ndërthurura, ato nuk kanë tendencën të sigurojnë qetësi.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2009