Shaska: Nuk zbatojmë urdhra nga MASH, zgjidhja në gjykatë"
Autori i Lajmit: red.
Flet Rektori i Universitetit të Vlorës Tanush Shaskaj: "Me gjithë insistimin tim për të gjetur një rrugë të ndërmjetme, Senati dhe gjithë kolektivi i pedagogëve janë plotësisht kundra idesë që këta studentë të vijnë në UV. Pra ne do të pezullojmë regjistrimin e gjithë studentëve me mesatare nën 6 derisa të kemi një vendim gjykate për këtë çështje,".
Universiteti i Vlorës rikthehet në qendër të opinionin publik, pas urdhrit të dhënë nga Senati i këtij Universiteti për mospranimin e studentëve që kanë mesataren nën notën 6. Urdhri ka sjellë një përplasje të vërtetë me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, e cila nga ana tjetër ka urdhëruar regjistrimin e këtyre studentëve nëpër bankat e shkollave. Rektori i Vlorës, Tanush Shaskaj pretendon se Ministria ka qenë në dijeni të këtij urdhri shumë kohë përpara dhe ngulmon në faktin se MASH duhet t a kishte futur këtë kërkesë në formularin e studentëve . Me një fjalë, beteja vazhdon dhe fakt është që shumë studentë ende nuk janë regjistruar në asnjë Universitet. Për Rektorin Shaskaj mund të ketë dhe rrugë të mesme, por, hë për hë pozicionet tona janë shumë larg me njëra-tjetrën . Intervista e mëposhtme është dhënë për agjensinë e lajmeve HermesNeës...
Çfarë po ndodh realisht në Universitetin e Vlorës?
Nuk po ndodh shumë, përveç faktit që disa prindër pretendojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre me zor në UV. Puna jonë është penguar këto ditë dhe mendojmë se do të krijojë probleme në fillimin e fazës së dytë të regjistrimeve më 25 shtator.
Keni deklaruar se do të mbyllni Universitetin e Vlorës? Vazhdoni t i qëndroni ende këtij mendimi?
Natyrisht që është vendimi i fundit që unë dua të marr, por primare për mua në këto momente është siguria e stafit dhe siguria e institucionit. Ne jemi të detyruar të përplasemi me individë të pakontrolluar dhe në shumicën e kohës në ambientet e universitetit nuk ka prezencë policie. Viti akademik ka më pak rëndësi për ne, sesa siguria e stafit dhe e studentëve të tjerë. Qoftë edhe një student apo pedagog të gërvishtet, kjo do të acaronte gjithë ambientin. Nëse siguria cenohet unë do të urdhëroj mbylljen e Universitetit të Vlorës deri në qetësimin e situatës dhe sigurimin e cilësisë. Me veprimet dhe deklaratat që vijnë nga MASH ne kemi dyshimet tona nëse viti akademik do të fillojë normalisht.
Flitet se studentët u njohën me këtë urdhër nga ana e Senatit, vetëm pas provimeve. Pse?
Nuk është aspak e vërtetë. Lajmi ka qenë i shpallur në faqen e internetit të Universitetit që nga muaji mars i vitit 2008. Gjatë gjithë kohës ne e kemi shpallur këtë në mediat lokale dhe kombëtare, në intervista, në biseda televizive etj. Madje gjatë fushatës elektorale Ledi Shamku gjatë një debati televiziv me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit ka thënë se "PS e mbështet iniciativën e Senatit të Vlorës për futjen e mesatares në pranimet në universitete". Si mund të pretendojë MASH se ata nuk e dinin këtë punë. Përse nuk hapin arkivat për të gjetur shkresat tona të protokolluara.
Përsa i përket çështjes se kur e morën vesh studentët për këtë është përgjegjëse MASH. MASH duhet t a kishte futur këtë kërkesë në formularin e studentëve. Ne e kemi reklamuar këtë lajm me të gjitha format e mundshme?
Ende ne nuk kemi një përgjigje të saktë përse MASH e refuzon këtë rregull i cili është aprovuar sipas Ligjit në fuqi. Nuk janë respektuar procedurat apo ne si Universitet nuk kemi të drejtë për të vendosur rregulla të tilla? Nga MASH dalin sinjale kontradiktore. Në Ligjin shqiptar thuhet se në qoftë se një institucion qeveritar nuk kthen përgjigje brenda 30 ditëve atëherë çdo propozim hyn në fuqi. Nëse propozimi ynë ishte i paligjshëm, përse MASH nuk reagoi dhe të na vinte në dijeni? Në këtë mënyrë do të ishte shmangur gjithë kaosi edhe rrëmuja.
A i prisnit reagimet e Ministrisë dhe ato të studentëve?
Në asnjë mënyrë unë nuk prisja që MASH do të injoronte hapur Ligjet e miratuara nga parlamenti shqiptar, do të shkelte me të dy këmbët autonominë akademike, dhe do t a kthente gjithë sistemin universitar në Shqipëri në një gjendje kaotike thjesht për të mbuluar gabimet dhe shkeljet e hapura të ligjit nga Drejtoresha e Arsimit të Lartë. Sa për reagimin e studenteve ai është i nxitur nga MASH. Strategjia e MASH-it është e qartë, të nxisë opinionin kundra UV dhe të na detyrojë ne të pranojmë diçka që është e jashtëligjshme. Makina mediatike pro-qeveritare është hedhur kundër meje megjithëse ky debat nuk ka aspak të bëjë me mua personalisht.
Keni deklaruar se: MASH po e shkel ligjin me të dyja këmbët, ne do ti drejtohemi Gjykatës së Lartë, madje edhe Strasburgut ..
Ne kemi një grup juristësh që po bëhen gati. Me gjithë insistimin tim për të gjetur një rrugë të ndërmjetme, Senati dhe gjithë kolektivi i pedagogëve janë plotësisht kundra idesë që këta studentë të vijnë në UV. Pra ne do të pezullojmë regjistrimin e gjithë studentëve me mesatare nën 6 derisa të kemi një vendim gjykate për këtë çështje. Kështu zgjidhen problemet në të gjitha vendet demokratike, dhe kështu duhet të zgjidhen edhe në këtë rast. Besoj se MASH nuk do të jetë kundër zgjidhjes ligjore të problemit. Në të njëjtën kohë ne kemi një grup vullnetarësh, pedagogë e studentë, të cilët po kontaktojnë gjithë institucionet ndërkombëtare si UNESCO, OKB, BE, ambasadorë të vendeve të huaja, gjithë organizatat profesionale të pedagogëve në Amerikën e Veriut dhe në Europë. Ka nisur një betejë që nuk ka të bëjë vetëm me pranimin ose jo të studentëve, por ka diçka më të thellë brenda "varësisë së universiteteve nga politika". Ne si UV kërkojmë mbështetjen e gjithë universiteteve publike që edhe universitetet shqiptare të kenë statusin e gjithë universiteteve perëndimore dhe jo të jenë kukulla në duart e politikës.
Ka inate të vjetra mes Universitetit të Vlorës dhe Ministrisë së Arsimit?
Nuk mund të them se ka pasur përplasje, por kemi pasur probleme pune dhe debate. Zoti Tafaj, megjithëse nuk ka qenë Ministër në ato periudha i njeh disa nga problemet. Ne jemi ankuar në MASH disa herë për programet e reja, për injorimin e plotë të kuotave të pranimit të sugjeruara prej nesh, për favorizimin e universiteteve private dhe diskriminimin e universiteteve publike. E keqja është se ne jemi një zë i vetëm. Askush nuk ka kurajën nga universitetet e tjera të flasin hapur edhe pse ne e dimë mjaft mirë se të gjithë janë në anën tonë. Është mirë që personalitetet e shkencës, profesorë të vjetër të shprehen se çfarë mendojnë ata mbi pranimin në universitetet tona të nxënësve me mesatare 5. Problemet kryesore kanë ardhur kryesisht për programet. Ende nuk kemi një përgjigje zyrtare mbi programet e propozuara nga Senati Akademik më 15 mars 2009. MASH ende nuk ka shpjeguar përse universiteteve private dhe shume universiteteve të tjera publike këto programe u janë miratuar që në qershor edhe pse kanë aplikuar pas Universitetit të Vlorës.
A ekziston një rrugë e ndërmjetme në gjithë këtë?
Patjetër që ka. E keqja është se çdo vendim që do të merret duhet të aprovohet nga Senati i UV-së dhe nga MASH. Pozicionet e tyre janë tepër larg njëra-tjetrës dhe unë jam pesimist sot më shumë se 2 ditë më parë. Personalisht, jam në një pozicion tepër të vështirë sepse z. Tafaj e konsideroj mik dhe kam mjaft respekt për të si njohës i mirë i arsimit, por unë jam i detyruar të zbatoj edhe rregullat e institucionit ku punoj dhe të mos lë në baltë gjithë kolegët e mi të cilët besojnë se ky është një vendim në të mirën e UV-së dhe arsimit shqiptar. Ky është një problem i trashëguar i cili nuk zgjidhet lehtë. Senati dhe gjithë kolektivi i UV-së është totalisht kundër pranimit të këtyre studentëve. Shumica dërrmuese e anëtareve të stafit pedagogjik janë të prerë se do të bojkotojnë mësimin përfundimisht nëse këta studentë futen në auditoret tona. Duhet të kuptoni se pjesa më e madhe dhe me influencë e stafit pedagogjik të Universitetit të Vlorës janë të rinj dhe të reja të diplomuar jashtë, idealistë, të cilët nuk kanë ardhur në Vlorë për të marrë një rrogë, por sepse besojnë te idealet e një universiteti shkencor, elitar, me nivel të lartë akademik. Duket se kjo është diametralisht e kundërt me idenë që ka MASH për universitetin tonë. Për momentin zgjidhja më e mirë është që këta studentë dhe prindërit e tyre të rrinë larg dyerve të UV-së. Të presim disa ditë derisa gjykata të japë një përgjigje të saktë për problemin dhe pastaj unë dhe z. Tafaj të gjejmë një rrugë të mesme. Alternativa tjetër është që këta studentë të shpërndahen në universitete të tjera të cilat kanë probleme me regjistrimet e pakta. P.sh. përse këta studentë të mos shkojnë në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Peshkopi, Sarandë, apo Elbasan? Këto universitete i mirëpresin këta studentë dhe shifrat e regjistrimeve në këto universitete janë sa 25 - 30 % e shifrave të studentëve të regjistruar në UV.
A ka të drejtë Universiteti i Vlorës, ligjërisht të kundërshtojë një urdhër të Ministrisë së Arsimit?
Kjo është një pyetje që gjykatat shqiptare do t i përgjigjen në javët që vijnë. Pyetja e saktë do të ishte, a ka të drejtë Ministri i Arsimit dhe Shkencës të urdhërojë Rektorin e një universiteti? Rektori është i zgjedhur dhe drejton një institucion të pavarur dhe autonom. Unë vetë nuk jam i qartë se çfarë është përgjigja e pyetjes së mësipërme sipas Ligjit shqiptar. Për anallogji, më duket se Kryeministri nuk mund t u japë urdhra kryetarëve të bashkive. Nga ana akademike unë jam i bindur se Ministri i Arsimit në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë në gjendje të urdhërojë Rektorin. Nëse ndodh kjo atëherë universiteti është thjesht një vegël e qeverisë.
Studentët e dobët një ditë do t i eliminonte koha, nëse nuk do të kishte dhe profesorë të korruptuar. A jeni dakord me këtë?
Aspak dakord, kjo s ka fare lidhje me korrupsionin e pedagogëve. Korrupsion ndoshta, por jo i pedagogëve. Në gjithë botën ka universitete të mira dhe universitete të dobëta edhe pse pedagogët nuk janë të korruptuar. Në Vlorë synojmë që të jemi një universitet që të konkurojmë në cilësi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Disa njerëz bezdisen nga kjo ambicie e jona. Shumë janë përpjekur të na vënë shkopinj në rrota. Fakti që ne kemi rreth 10 profesorë të huaj me kombësi jo-shqiptare të cilët janë gjithë kohën në Vlorë, fakti që cilësia e aplikantëve të UV-së po rritet ndjeshëm, aktiviteti shkencor është më i madh se kurrë, shqetëson disa grupe të caktuara që u intereson që universitetet shtetërore të jenë të një niveli skandaloz. Mendoni se janë 36 universitete private që mbijetojnë vetëm e vetëm duke i mëshuar idesë se universitetet publike janë të dobëta. Është formuar një lobing mjaft i fortë i këtyre universiteteve private. Dhe me sa duket viktima e radhës do të jetë arsimi i lartë publik. Këto pak universitete publike që ka sot Shqipëria janë pasuria më e madhe kombëtare e saj. Mbani mend se kur ato të shkatërrohen, do të jetë pothuajse e pamundur të ringrihen sërish.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2009