I sëmuri mendor tenton të djegë familjen
Tenton te djege shtepine ndersa kishte familjaret ne gjume. Ky eshte veprimi me i fundit i nje 23 vjecari qe njihet per problemet mendore. Shtepia pesoi deme te medha, familja shpetoi, kurse ndaj 23 vjecarit u moren masat
TIRANE- Një i sëmurë mendor për pak nuk ka djegur në gjumë krejt familjen e tij në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bathore të Kamzës. Vetë 23-vjeçari Elton Zylfo fillimisht nuk e ka pranuar autorësinë e zjarrvënies, madje ka deklaruar se në shtëpi kishin ardhur persona të tjerë që kishin dashur t'i djegin. Por Zylfo nuk e kishte menduar se kjo ishte shakaja e fundit prej të marri e tij, pasi policia së bashku me familjarët vendosën ta "mbyllin" në spitalin numër 5 të Psikiatrisë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", në Tiranë. Në fakt, ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, kur e gjithë familja e Zylfos kishte rënë për të fjetur. 23-vjeçari kishte marrë tri shishe me benzinë, me të cilën ka lyer gati të gjithë oborrin e shtëpisë. Më pas i ka vënë zjarrin, i cili ka rrezikuar seriozisht familjarët. Këta të fundit janë zgjuar dhe kanë dalë të alarmuar nga flakët, por që fatmirësisht ngjarja nuk shënoi të lënduar apo viktima në njerëz. Zjarri është shuar, por pasi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për familjen e Zylfos. Me të marrë sinjalizimin përkatës, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta të Komisariatit numër 3 të Tiranës dhe një automjet zjarrfikës. Policia ka nisur hetimet për një zjarrvënie të qëllimshme dhe nga investigimet ka rezultuar se autor i ngjarjes ishte pikërisht djali "me kartelë". Pasi janë konsultuar me prindërit dhe duke parë rrezikshmërinë e veprimeve të pavullnetshme të Eltonit, është vendosur që ky i fundit të dërgohej për kurim dhe ndjekje të specializuar mjekësore në spitalin psikiatrik të Tiranës.
(d.b/GSH/BalkanWeb)