E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet pika e basteve pranë ambasadës së SHBA

Dy autorët terrorizojnë me thikë në fyt punonjësin e nje pike bastesh sportive ne rrugen e Elbasanit, shume prane Ambasades Amerikane. Policia ndërton identikitin e autorëve. 

TIRANE-Grabitet në të gdhirë një pikë bastesh sportive në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të ditës së djeshme, në bllokun e pallateve pranë ambasadës amerikane, e cila është edhe një ndër zonat më “të ontrolluara” nga policia në kryeqytet. Autorët kanë hyrë në lokal të pamaskuar dhe pa asnjë “ndrojtje” i kanë vënë thikën në fyt punonjësit të pikës së basteve, duke e detyruar t’u zbrazë 10 mijë lekët e reja që kishte pasur me vete. Punonjësi i
basteve, Xhevahir Ismailgeci ka sinjalizuar policinë për ngjarjen dhe shërbime të shumta të Komisariatit
numër 1 dhe oficerë të seksionit të grabitjeve në drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia mësohet se nuk kishte mundur ende të identifikonte apo të binte në gjurmët e autorëve të grabitjes.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›