E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, LDK: Çështja e statusit dhe kufijve, e mbyllur

Çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur një herë e mirë, e bashkë me këtë edhe ajo e kufijve, prekja e të cilëve do të kishte një efekt domino dhe do të trondiste stabilitetin në rajon, theksoi sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke reaguar kundër ideve për ndarjen e vendit apo këmbim territoresh me Serbinë. "LDK vlerëson se territori i Republikës së Kosovës është një, unik dhe i pandarë, kështu e përcakton edhe akti më i lartë juridik i vendit, Kushtetuta", tha sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ramë Manaj, në një konferencë shtypi. "Zërat për këmbim të mundshëm territoresh, gjoja në emër të zgjidhjeve të raporteve me Serbinë apo në emër të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në rajon, janë të papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me 'arsyetimin' që pretendohet t'i bëjnë kësaj ideje ", deklaroi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›